Ish kryeministri, Sali Berisha tha se asgjë nuk do mund të ndalonte protestën 6 dhjetorit, ndërsa tha se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm duke qenë se në Tiranë do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë gazetarë.
“Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Në Tiranë mblidhen burrat e shtetit demokrat, nuk mblidhen diktatorë. Ndaj askush të mos mendojë se mund të na shkaktojë pengesën më të vogël. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar atë protestë që do jetë triumf. 1 mijë gazetarë do jebnë në Tiranë atë ditë, është një rast i jashtëzakonshëm”-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Më 6 dhjetor të gjithë liderët europianë në Tiranë, Berisha nuk tërhiqet: Të martën në orën 12:00 protestë në Bulevard
B.V//ReportTv.al