KQZ nuk regjistroi ditën e sotme Sali Berishën në koalicion me LSI, me argumentin se nuk ka parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo ka sjellë reagimin e Komisionit të Rithemelimit dukë thënë se ky vendim i sotëm i KQZ është një tjetër manovër e Ramës, i cili po bënë gjithçka që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Basha.
Komisioni i Rithemelimit shkruan se demokratet do votojnë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe jo për kandidatet e zarfeve të Lulzim Pazarit.
"Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.
Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes! Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote", shkruan Komisioni i Rithemelimit
Sali Berisha u përjashtua sot nga KQZ nga koalicioni me LSI, pasi ai përdor simbolet e një partie tjetër, Partisë Demokratike që nuk është e tija, dhe nuk mund të jetë pjesë e një procesi zgjedhor. Celibashi vendosi të regjistrojë LSI në koalicion me PDK-në e Nard Ndokës.
Lajmi kryesor: