KQZ nxjerr jashtë 'Shtëpisë së Lirisë' Berishën! LSI në koalicion vetëm me Nard Ndokën! Celibashi: S'pranohet me simbolet e PD

4 Shkurt 2022, 12:55| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 17:05

  • Share

Sali Berisha nuk ka parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Ai përdor simbolet e një partie tjetër, Partisë Demokratike që nuk është e tija, dhe nuk mund të jetë pjesë e një procesi zgjedhor. Vendimi është marrë sot nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë shqyrtimit që i bëri kërkesës së LSI për tu regjistruar në koalicion me PDK-në e Nard Ndokës dhe Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.  

Celibashi ka përjashtuar Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës nga zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike. Në fund ai e regjistroi koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' vetëm me LSI-në dhe Partinë Demokristiane të Nard Ndokës. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 24 orëve. 

"Kërkesa për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me nenet e Kodit Zgjedhor me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike nuk mund të pranohet", tha Celibashi. 

Vendimi i Celibashit u parapri nga një debat mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD kundërshtoi e para regjistirmin e koalicionit. Përfaqësuesi i saj në KQZ, Marash Logu, tha se kjo kërkesë nuk duhet pranuar për disa arsye.

"Neni 65 kërkon që pjesë e koalicioneve të jenë partitë politike të regjistruara. Kërkesa e LSI është depozituar në datën 31 janar, në një kohë kur vetë LSI nuk e kishte fituar cilësinë e subjektit zgjedhor. Edhe PDK është regjistruar si subjekt pasi kishte paraqitur kërkesën për regjistrim në koalicion. Do ishim sot në shkelje të ligjit nëse do të procedonim në këtë kërkesë. Partitë janë regjistruar me 2 shkurt. Dje ka qenë afati për regjistrim koalicioni dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim koalicioni. Kjo kërkesë duhet rrëzuar dhe nuk duhet pranuar. Një element tjetër është fakti se nga leximi që i bëjmë kërkesës por edhe vetë marrëveshjes brenda është 'PD, Komisioni i Rithemelimit'. Në faqen e dytë thuhet se partitë përbvërëse të koalicionit janë 'LSI, PD Komisioni i Rithemelimit dhe PDK. Gjithashtu thuhet se drejtuese e koalicionin është Partia Demokratike e Shqipërisë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Kush autorizoi që në emër të PD të bëhej kjo marrëveshja. Nuk ka një subjekt zgjedhor tjetër me emrin 'PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit", tha ai.

Përfaqësuesi i LSI thotë se "Janë listuar të gjitha elementet e nevojshme që ligjvënësi kërkon për një koalicion, shkronja nistore, sigla dhe bashkëngjitur marrëveshja e përfaqësuesve te koalicionit"

Ai foli më shumë politikisht duke thënë me PD-në nuk kërkonte askush që të bënte koalicion, duke i kujtuar edhe Kuvendin e 18 dhjetorit me numrin e delegatëve.

"Ligji duhet lexuar sic thotë ligji, jo sic do një parti. Nuk lexohet si 1900 karrike për 5004 të tilla", tha Altin Kaziaj.

Ndërsa Logu iu përgjigj me të njëjtat argumente duke shtruar pyetjen: "Çfarë do kishte ndodhur nëse Komisioneri vendoste të mos e regjistronte si subjekt zgjedhor LSI dhe PDK? Do kishim një kërkesë absurde për koalicion. Kjo është arsyeja pse respektohen afatet". 

"Në marrëveshje ka referencë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, PD as nëpërmjet kryetarit as nëpërmjet përfaqësuesve të saj nuk ka shprehur nuk do të shprehë vullnetin për të qenë pjesë e një koalicioni. Kjo kërkese i duhet kthyer LSI dhe brenda 24 orëve sillni një marrëveshje që respekton faktin që PD është subjekt zgjedhor më vete që nuk kërkon të jetë pjesë e ndonjë subjekti zgjedhor", tha ai.

Kaziaj ripërsëriti qëndrimin e tij se gjithçka që kërkon ligji është respektuar. 

"Po e bëni debatin duke u kapur tek sigla të një subjekti që ne kemi futur në një marrëdhënie koalicioni,. Duhet të prisni regjisrimin e siglave dhe në atë moment mund të flisni", tha ai. 

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi më 1 shkurt në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën “Shtëpia e Lirisë”. Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion LSI përfshin Partia Demokristiane dhe Berishën në emër të “Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, e pa regjistruar si parti. Për ta bërë të mundur regjistrimin në koalicion LSI shtoi edhe Partinë Demokratistiane të Ndokës. 

Kujtojmë se më 30 janar Berisha shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner. Nuk dihet nëse tashmë kandidatët e Berishës të zgjedhur nga 'primaret' e tij në 6 bashki do të bëhen të gjithë vetëm kandidatët e Kryemadhit dhe Ndokës.

Ora 17:03
Berisha përjashtohet nga koalicioni me LSI, Komisioni i Rithemelimi: Rama po bën çdo që opozitën ta përfaqësojë 'Lul Brava'

KQZ nuk regjistroi ditën e sotme Sali Berishën në koalicion me LSI, me argumentin se nuk ka parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo ka sjellë reagimin e Komisionit të Rithemelimit dukë thënë se ky vendim i sotëm i KQZ është një tjetër manovër e Ramës, i cili po bënë gjithçka që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Basha.

Komisioni i Rithemelimit shkruan se demokratet do votojnë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe jo për kandidatet e zarfeve të Lulzim Pazarit.

"Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.

Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes! Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote", shkruan Komisioni i Rithemelimit

Sali Berisha u përjashtua sot nga KQZ nga koalicioni me LSI, pasi ai përdor simbolet e një partie tjetër, Partisë Demokratike që nuk është e tija, dhe nuk mund të jetë pjesë e një procesi zgjedhor.  Celibashi vendosi të regjistrojë LSI në koalicion me PDK-në e Nard Ndokës.

Ora 13:45
KQZ përjashtoi Berishën nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Bardhi: Më 6 mars ka vetëm një PD, demokratët nuk i lidh asgjë me 'Shtëpinë e Ilirit'

1643639910_GazmentBardhi1e15722814458262.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ për përjashtimin e lëvizjes së Sali Berishës nga zgjedhjet e pjesshme vendore. Me një postim në Twitter, Bardhi thotë se me 6 mars ka vetëm një PD dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

"Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve", shkruan Bardhi.

Ora 13:22
Ilirjan Celibashi: Nuk mund të pranohet Komisioni i Rithemelimit i Berishës në koalicion me LSI

 

Ilirjan Celibashi deklaroi sot se nuk mund të pranohet Komisioni i Rithemelimit të Berishës në koalicion me LSI-në.

"Së pari për legjitimitetin e kërkesës unë mund të them se ne po e diskutojmë sot këtë kërkesë dhe tashmë LSI është regjistruar si parti politike. Nuk mund të them që përfaqësuesi i PD-së ka një pretendim alogjik por nuk ka bazë ligjore. Vlerësoj që kërkesa e LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë dhe duhet të shqyrtohet. Lidhur me përmbajtjen nuk qëndron kërkesa për ta kthyer për plotësim, pasi do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. Ne i kemi të gjitha dokumentet. Kemi edhe diccka më shumë të cilën është jo në përputhje me parashikimet e ligjit. Kërkesa për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me nenet e Kodit Zgjedhor me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike nuk mund të pranohet", tha Celibashi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceco me bixhak: 04/02/2022 18:45

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • KASAP DELIRANT Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/02/2022 14:28

    O Salhe bajga shikoje veten si je katandis o bajga e Shqipris. Ti je bo si i ndjeri Tit llapa o Sali gallata. Eh mor Salhe bajga si u katandise mor burec pa pik dinjiteti. Po Zoti është i madh vonon por kur nuk haron o Salheu hajvon.

    Përgjigju
    • ZenSuma: 04/02/2022 16:06

      @ Ua ua ua.... Te vjen keq per Salqiun?! Te ka marre malli per .artioren?! Ndodh qe mesazhi nga shqipe e kulluar perceptohet me mire nga komuniteti shpellar...

    • Ua ua ua: 04/02/2022 14:44

      Cfare gjuhe intelektuale ua ua, cudi moderatoret si i publikojne keto komente kaq te kulluara ne gjuhen shqipe. Cudi e madhe per nje media kaq prestigjoze!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?