Në një kohë kur vetëm pak ditë nga hapja e fushatës zgjedhore. në Lushnje policia arrestoi një person për blerje votash që do të votonte më 11 maj për Partinë Demokratike, kreu i PD Sali Berisha teksa prezantoi sot kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për Qarkun e Vlorës u ndal edhe tek blerja e votave.
Ai tha se bandat dhe inidividët, të cilët do të implikohen në blerje votash do të cilësohen si terroristë ndërkombëtarë.
'Grupet kriminale do të vihen para ligjit. Banditët, nëse implikohen në vota, do cilësohet grup terrorist. Ju them bandave që mos të guxojnë të frikësojnë qytetarët, se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni. Programi i Shqipërisë Madhështore fton çdo opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e programit tek çdo shqiptar, socialist, tek çdokush që do të jetojë në Shqipëri dhe të presporojë në vendin tonë', tha ai.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, ai sulmoi Belinda Ballukun për të cilën tha se nga Tuneli i Llogarasë, fitoi 50-60 mln euro
'A e dini ju miq se me tunelin e Llogarasë Rama ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria, për të marrë 50-60 mln euro me lubi Ballukun. Dhe tani ndërton rrugën për ti falimentu të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. Investimet e parkut të llogarasë janë më të bukurat', tha ai.
Berisha tha se pas 11 majit, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet.
'Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione.
Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo.
U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre', tha ai.
Komente
