Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një fotografi pas darkës me disa të huaj që morën pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Siç duket në foto, asnjë prej tyre nuk është nga Partitë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, teksa Evi Kokalarin, e ka cilësuar si të dërguarin e Donald Trump.
Mes tyre është edhe Lordi James wharton, i cili sipas një shkrimi nga The Guardian, ka marrë para nga rusët.
"Një foto pas një darke me miq të shquar që morën pjesë në Kuvendin tonë:
Lordi James wharton, Baron Wharton of Yarm
Tobias Andersson, deputet i Partisë Konservatore Suedeze
Martin Heinz në Komisionin e Transportit të CDU.l
Evi Kokalari, Partia Republikane SHBAIshte një rast tjetër për të shprehur mirënjohjen time më të thellë për nderin që na bënë me praninë e tyre në kuvendin tonë dhe partive të tyre për mbështetjen e çmuar që i kanë dhënë Partisë Demokratike që nga themelimi i saj gjer sot", shkruan Berisha.
Lajmi kryesor:
Londra në fokusin rus! Shërbimet: Pagesa për sabotues! Në listë pagesash, edhe lordi i kuvendit të Berishës
B.K./ReportTv.al