Lordi James Wharton i cili mori pjesë në Kuvendin e PD-së

Londra në fokusin rus! Shërbimet: Pagesa për sabotues! Në listë pagesash, edhe lordi i kuvendit të Berishës

2 Maj 2022, 20:23| Përditesimi: 2 Maj 2022, 22:50

  • Share

TIRANË- Kryeministrit Johnson i është thëne se kërcënimi ndaj sigurisë vjen nga shërbimi sekret rus FSB, për shkak të mbështetjes  pa kufij të Britanisë, në fushën ushtarake  dhe diplomatike ndaj Ukrainës. Për pasojë është forcuar së tepërmi monitorimi i kalimeve kufitare drejt Britanisë, ndërkohë zyrtarët  e kundërzbulimit dhe agjencisë britanike të përgjimeve GCHQ është duke u koordinuar me aleatet evropiane të sigurisë!

Britania konsiderohet si objektiv kryesor dhe agjentet e shërbimit sekret rus, mund te mbjellin kaos, panik dhe mosbesim tek qeveria britanike përmes sulmeve kibernetikedhe deri tek dërgimi i parave për të financuar organizata separatiste në Britani! Deputetet, agjentët apo zyrtarëve të ndryshëm mund të jene objekt i financimeve,  ndërkohe që operativët rus mund të ngarkohen me publikimin e dokumenteve komprometues ndaj zyrtarëve dhe politikanëve britanik që kane krijuar ndër vite lidhje me oligarkët rusë dhe parat e tyre.

Kujtojmë se para një muaji ishte gazeta The Guardian e cila shkruante se si një donator i konservatorëve, një bos i tregtisë se armëve kishte kërkuar lejen për ndërtimin e një rrjeti kabllor energjie poshtë detit që lidh Francën me Anglinë. Aleksander Temerko, i lindur në pjesën me shumicë ruse të Ukrainës, është drejtor dhe aksioner i  kompanisë Aquind Energy Sarl me pronar bosin e naftës ruse Viktor Fedotov, tashmë shtetas britanik, kompani e cila ka bere donacione për të paktën tetë zv-ministra britanik. Madje edhe Lordi James Wharton i cili mori pjesë në Kuvendin e PD-së këtë fundjavë, sipas The Guardian i emëruar së fundmi me mbikëqyrjen e punëve në Universitetet britanike ka bërë publikë se kompania e tij e konsulencës merr pagesa nga kompania Aquind me pronar manjatin e armëve ruse Fedotov.

Kërcënimet ruse vijnë në kohën kur janë shtuar sulmet kibernetike ruse nga hakera që operojnë nga Shën Petersburgu! Britania përveç mbështetjes politike nga Kryeministri Johnson  për presidentin Zelenski ka dërguar armatime të fjalës së fundit ushtarake për Ukrainën të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia e Putinit./TCH

Ora 22:33
Berisha prezanton të huajt e Kuvendit të PD, asnjë prej PPE, Evi Kokalarin e quan të dërguarën e Trump, foto dhe me Lordin që ka marrë para nga rusët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një fotografi pas darkës me disa të huaj që morën pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Siç duket në foto, asnjë prej tyre nuk është nga Partitë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, teksa Evi Kokalarin, e ka cilësuar si të dërguarin e Donald Trump.

Mes tyre është edhe Lordi James wharton, i cili sipas një shkrimi nga The Guardian, ka marrë para nga rusët.

"Një foto pas një darke me miq të shquar që morën pjesë në Kuvendin tonë:

Lordi James wharton, Baron Wharton of Yarm
Tobias Andersson, deputet i Partisë Konservatore Suedeze
Martin Heinz në Komisionin e Transportit të CDU.l
Evi Kokalari, Partia Republikane SHBA

Ishte një rast tjetër për të shprehur mirënjohjen time më të thellë për nderin që na bënë me praninë e tyre në kuvendin tonë dhe partive të tyre për mbështetjen e çmuar që i kanë dhënë Partisë Demokratike që nga themelimi i saj gjer sot", shkruan Berisha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stockholmi: 03/05/2022 08:45

    Ne Suedi nu ka ndonje parti me emrin Konservatore. Tobias Anderson eshte perfaqesues i partise te Demokrateve te Suedise(Sverigedemokrate), nje parti e ekstremit te djathte qe i ka rrenjet tek neonazistet suedeze.

    Përgjigju
  • BBC: 03/05/2022 00:12

    Ikni mbytuni o kufoma bashke me salik@rin

    Përgjigju
  • partia: 02/05/2022 20:37

    Pra meqe lordi britanik vje ne takimin e PD oburra ta shpallim PD ruse. Kurse konservatoret ingliz nuk kane problem. Sa bukur i lidh partia jone armiqte e kllases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?