Rreth 400 metra larg nga vendi ku diskutonin liderët e Evropës, për të ardhmen dhe sigurinë e kontinentit, Sali Berisha mblodhi një grup militantësh në protestë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë.
"Një masakër zgjedhor si ajo e 11 majit nuk do njihet kurrë nga PD dhe opozita. OSBE vuri në dukje që në Shqipëri ka patur një masakër zgjedhore, përdorimi i administratës, i bandave kriminale", tha Flamur Noka.
Grupi i vogël i mbështetësve priti për afro 1 orë e 30 minuta, mbërritjen e Sali Berishës, i cili ishte në kthim nga Brukseli.
Berisha ritheksoi akuzat për vjedhje votash, ndërsa u zotua se Rama nuk do ta gëzojë mandatin, premtim i kahershëm por i parealizueshëm ndër vite.
Protesta e opozitës u mbyll brenda më pak se 2 orë pa një plan se si do të vijohet.
Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të tij, se mori mbështetjen në takimin e forumit të djathtë.
Por gjatë fjalimit të tij iu desh jo vetëm që në disa raste të bënte pauza për të pirë ujë, por edhe të rikujtonte emra dhe tituj institucionesh për shkak të 'demencës politike'.
Berisha tha se do luftonin deri në fund për votën e lirë dhe do e denonconin vjedhjen e saj nga narkoshteti i ramës.
Kreu i PD-së u shpreh se Rama i priti liderët e Europës sot në Tiranë si një hajdu votash dhe Toto Rina. Ai i garantoi mbështetësit se Rama nuk do qëndronte kurrë si hajdut votash në karrigen e kryeministrit, teksa do informoheshin të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.
Fjala e Sali Berishës:
"Karrigia e Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së votës së shqiptarëve. Forumi i IDU-së denoncuam bandat e rrezikshme të vjedhjes së votës me kandidatët e krimit me në krye Ramën, vazhdon me Sara Milen, me Hoxhën, ministrin e krimit, Taulant Ballën dhe dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra e qindra miliona eurove për të blerë vullnetin e popullit shqiptar, falja e 200 milionë eurove të gjobave, 7 milionë dhuratat, gjysmë miliardi koncesione e investime.
Ishin masakra më e madhe e rënia e perdes së hekurit në ballkan dhe rajon. Ju garantoj dhe perëshdnes se Rama nuk qëndrojë kurrë në atë karrige me vota të vjedhura, zgjedhje krimi e korrupsioni, por do marrë përgjigjen që meriton dhe merr çdo diktator (ndërpret fjalën për të pirë ujë).
Rezoluta e dhjetorit i sanksiononte i bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, ajo e tetorit e Internacionales së Qendrës Demokratike, e nëntorit e PPE-ve dhe mënyrë përfundimtare i groposte rezoluta e Valencias, një javë para zgjedhjeve. Rama dëshmoi se është kriminel dhe monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë në këtë betejë do arrijmë qëllimet tona.
Kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë e parlament europian, për të luftuar për votën e lirë, ku do denoncohet vjedhja e votës. Rama nuk ka të ardhme dhe do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët europian si kriminel, si Toto Rino, si hajdut votash. Kjo shënon masakrën më të madhe e të turpshme të vjedhjes së votës".
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas përplasjes dhe sulmit të deputetëve dhe militantëve të PD me gazetarët, duke kërkuar që të ndalojnë menjëherë ndaj tyre.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.”, thuhet në reagim.
Deputeti i ardhshëm i PD-së në Kuvend, Klevis Balliu bëri thirrje për qëndresë opozitare në këtë betejë të nisur gjatë protestës së sotme, duke pretenduar vjedhjen e votës së lirë nga pushteti i Edi Ramës.
Ai i bëri thirrje edhe liderët europianë që të mos takohen me një “narkokryeministër”.
“Protestojmë për votën dhe zgjedhje të lira. Uroj që liderët europianë që kanë ardhur sot këtu të mos sëmuren, se ky është vendi pa ilaçe. Ne protestojmë për votën e lirë dhe mbrojtjen e saj. Nëse qeveria e bandave vazhdon kështu, këtu do mbeten vetëm Sara Milet e qeverisë dhe vendi do braktiset. Sot Shqipëria është e varfër, pa ilaçe sepse kryeministri është Rama. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e qytetarëve, t’i qëndrojmë besnikë detyrës tonë për liri dhe demokraci (afrohuni këtu, ju lutem afrohuni këtu, mos u merrni me mediat e kapura)”, tha ai teksa ndërpreu fjalën për shkak të tensioneve që vijonin mes protestuesve dhe agresionit të tyre ndaj mediave të pranishme.
Balliu apeloi që protestuesit të mblidheshin dhe të mos merreshin me dy gazetarët me të cilët u përplasën për disa minuta.
“Nuk e kemi betejën me dy gazetarë, e kemi me Edi Ramën, me pushtetin, me ata që vjedhin e bandat kriminale. Jemi në një vend ku s’ka ilaçe, ku nuk shërohet kanceri, ku ka varfëri, ku shkollat janë pa fëmijë. Liderët europianë duhet ta dinë se takuan narkodiktatorin e Europës. Ai që keni në krah sot e urren dhe e sulmon demokracinë dhe vlerat perëndimore. Vlerat perëndimorë i përfaqësojnë këta qytetarë që vijnë këtu për të mbrojtur votën, këta duhet të takoni. Të gjithë ata që mendohen se opozita do gjunjëzohet përballë bandave të Ramës e kanë shumë gabim, edhe që PD të gjunjëzohet para bandave të Ramës e kanë gabim, as qytetarët nuk gjunjëzohen e dorëzohen, e kanë gabim, ne do qëndrojmë, e kemi faktuar se s’lodhemi për të luftuar për demokraci”, tha ai.
Në fund Balliu bëri thirrje për të vazhduar betejën deri në largimin e Ramës.
“Kujtoni se si narkopushteti dhe narkoanalistët bënte thirrje që të mos shkonim kot të Rruga e Shpresës për 333 ditë, por siç kemi rezistuar më parë, do e fitojmë edhe këtë betejë. Lufta me Ramën nuk është politike, por patriotike. Ne do protestojmë derisa të largohet Edi Rama”, përfundoi ai.
Vetëm një grusht militantësh iu bashkuan protestës së Sali Berishës në ditën kur në Tiranë mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian. Por, mes protestuesve u vu re prania e Alma Kaçit, e cila u bë e ‘famshme’ pas videoskandalit të Safet Gjicit në Bashkinë e Kukësit.
Protesta e Sali Berishës është zhvilluar me tensione të shumta dhe militantët e deputetët demokratë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj gazetarëve, të cilët kanë qenë duke raportuar. Situata ka qenë e tensionuar pothuajse gjatë gjithë kohës dhe militantët i ndërseheshin gazetarëve në momentin, kur ata pyesnin përfaqësues të Partisë Demokratike për humbjen në zgjedhje, duke u thënë se përse nuk i kërkojnë llogari Ramës.
Pjesë e sulmeve ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili madje shfaqet në një video duke i tërhequr me forcë badgen e gazetares Sara Demushi, e madje edhe e ofendon duke i thënë ke vënë yllin e Edi Ramës, por në fakt ajo ishte badge i akreditimit të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Paloka: Ke yllin e Edi Ramës.
Gazetarja: Jo nuk është ylli i Edi Ramës, është badge....
Paloka refuzoi që të jepte koment për humbjen e zgjedhjeve, duke sulmuar gazetarët dhe duke thënë se ata përdorin pyetje të përgatitura nga qeveria.
Pjesë e sulmeve nga militantët, ka rënë edhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, por edhe gazetarë të mediave të tjera, si Top Channel, Klan e Euronews.
Në protestën kundër “vjedhjes” së zgjedhjeve ndodhet edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili tha se do të dorëzojnë dhe faktojnë çdo shkelje që sipas të cilit lidhet me manipulimin e votave. Ai sulmoi edhe liderët e Evropës, që ndodhen në Tiranë në kuadër të samitit, për të cilët tha se janë ulur në tryezë me një autokrat.
“Liderët e Evropës duhet të kuptojnë se janë ulur me një autokrat. E ka emrin Edi Rama, autokrat i certifikuar nga OSBE/ODIHR, që thanë se administrata ka menaxhuar edhe rezultatin e kutisë, jo vetëm fushatën. Janë zgjedhje që kanë nxjerrë deputetë anonimë më të votuar të Shqipërisë. Ata deputetë që duhet të sillnin frymë të re në PS, kaluan nga platforma Deputeti që duam në Deputeti që Bandat duan. Do të ulen emra që përfaqësojnë emra të bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Këtë e dimë, Rama e ka këtë traditë, të ulë në atë parlament krimin. Ne do dorëzojmë e faktojmë çdo shkelje, do kallëzojmë çdo njeri që është kapur me blerje votash se SPAK merret vetëm me raste që nuk ka të bëjnë me PS. Por detyrën e prokurorit do të bëjmë ne.
Me prova me fakte në burg do të shkojnë të gjithë, të gjithë skllevërit e Ramës do të shkojnë në burg. Do të jemi në ballë të luftës e deri në fitore se është maratonë dhe jo sprint. Lufta për drejtësi nuk ka ardhur brenda një nate. Por ka ardhur nga njerëz qëndrestarë, që e mbajnë kokën lart. Ata jeni ju në këtë shesh dhe kushdo që na sheh nga tv. Nuk do të reshtim kurrë të jemi në krahun e duhur të historisë. Ne do t’i themi Evropës që jemi Evropë, nuk presim të vijnë ata të na bëjnë Evropë, na kanë braktisur. Giorgia Meloni e braktisi e para në kampin e Lezhës dhe të tjerët janë vënë në radhë se kush do të sjellë një kamp tepër në Shqipëri. Unë nuk jam kthyer në Shqipëri për të jetuar në jashtëqitjen e Evropës, por për të jetuar në mes të Evropës.", tha Xhaferri.
Flamur Noka u përplas me gazetarët, pasi këta të fundit e pyetën a do japë dorëheqjen Sali Berisha pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhje, ashtu siç ia dikton statuti. Por, Noka u irritua nga kjo pyete dhe u përplaset me gazetarët duke u thënë se Berisha do japë dorëheqjen vetëm kur në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira.
“Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”, tha Noka.
Edhe Noka vijoi me akuzat se zgjedhjet i vodhën, duke thënë se PD nuk do t’i njohë kurrë.
"Një masakër zgjedhore si ajo e 11 majit nuk do njihet kurrë nga PD dhe opozita. OSBE-ODIHR vuri në dukje që në Shqipëri ka patur një masakër zgjedhore, përdorimi i administratës, i bandave kriminale ishin ata që ndikuan në tjetërsimin e votës së Shqiptarëve. A mund të pranohet kjo, kurrën e kurrës", tha Flamur Noka.
PD dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagët, krimi, korrupsioni, patronazhimi, keqpërdorimi i administratës. A nuk u ble vota me 100 euro, vendimi për faljen e gjobave a nuk është blerje vote. Krimi i organizuar a ka ndikuar në tjetërsimin e rezultatit. A doni prova? Unë kisha informacione që në Vorë po votonin banditët në vend të qytetarëve", vijoi Noka.
Belind Këlliçi dhe Volodymyr Zelensky
Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ditën që në Tiranë u mblodhën të gjithë liderët e Europës. Protestës kundër “vjedhjes” se zgjedhjeve i është bashkuar edhe Belind Këlliçi, një nga besnikët e Berishë , i cili njihet pësoi një humbje të thellë edhe në qarkun e Tiranës që drejtoi, duke zbritur nga 17 mandate në 13 mandate.
Por, ajo çfarë është më qesharakja sot, ishte veshja e Belind Këlliçit në protestë. Duket se Këlliçi mendon se është në luftë dhe është shfaqur në protestën për zgjedhjet i veshur si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Si për 'rastësi', ky i fundit ishte sot në Tiranë bashkë me të gjithë liderët e Europës krah Edi Ramës. Në foto, mund të shihni edhe ngjashmërinë e veshjes së Këlliçit me atë të Zelenskyt.
Pas disfatës si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2023, Belind Këlliçi është fajtor i drejtpërdrejtë edhe për humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në të cilat ai ishte përgjegjës për Tiranën nga Partia Demokratike, ku koalicioni i drejtuar nga PD humbi 10% të votave.
Sali Berisha vazhdon të dëshmojë se sa i pambështur është nga shqiptarët në çdo akt politik që ai ndërmerr.
Edhe në protestën që thirri sot pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që në sheshin Skënderbej zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian, ishin të pranishëm vetëm militantët besnikë të tij.
Kandidati i Partisë së Lirisë që ka siguruar mandatin e deputetit nga listat e mbyllura në Tiranë gjatë zgjedhjeve të 11 majit, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, iu shmang përgjigjes për pyetjen e gazetarëve gjatë protestës së sotme të opozitës (16 maj), e thirrur nga PD-ja kundër rezultatit të zgjedhjeve.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë koment tjetër përveç respektimit të protestës për votën e lirë.
Blushi u pyet disa herë nëse do e linte mandatin për t’i dhënë mundësinë kryetarit të tij të burgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO që të dalë nga qelia dhe të hyjë në parlament, pasi kjo është e vetmja mënyrë proceduriale sipas Kodit Zgjedhor.
“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.
Komente

Kur dalin disa palo njerëz duke bërtitur "na kan vjell votat ortej" ahahahahhaa Del Flamuri dhe i thot të pushojnë pseudo protestuesve, del në kamer kryemolovazhiu me mjekër dhe pret vetëm urdhrin për sulm. JENI PËR TURP, për zotin
PërgjigjuTa harojne qeverine tek ike ky maloku i vicidolit .
PërgjigjuThërret protestë por vetë nuk është...ahahahahhaa Kush i vete prapa këtij llojë njeriu? Ata që në kohën e tij kan zaptuar toka pa dokumenta ose me dokumentet fallco dhe pastaj kanë edhe ndërtuar pa leje. Këta banditët dalin e bëjnë di gangstera duke na shitur mësime demokracie sikur vetë janë të kulluar, të pastër.
PërgjigjuMë shumë ka policë aty sesa protestues..
PërgjigjuKerrici qenka veshur fiks si ushtar i Xhaxhit, mos e krahasoni me Zelenskyn
PërgjigjuBerisha nje anti shqiptare i betuar. Duhej te bashkohej me kete event te rendesishem europian qe ngre edhe vlerat e Shqiperise tone. Vleresim per qeverine shqiptare e z. Rama per kete eveniment.
PërgjigjuKy qelbës antidhqiptar nuk është demokrat por një bajraktar antikombëtar.Popull e hodhi në plehra këtë ushtar besnik të shërbimeve të fshehta sërbo-greko-ruse.
PërgjigjuNjeri i kalbur ne shpirt e ne pamje, relike e qelbur e komunizmit qe ndot Shqiperine prej 35vitesh