Në protestën kundër “vjedhjes” së zgjedhjeve ndodhet edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili tha se do të dorëzojnë dhe faktojnë çdo shkelje që sipas të cilit lidhet me manipulimin e votave. Ai sulmoi edhe liderët e Evropës, që ndodhen në Tiranë në kuadër të samitit, për të cilët tha se janë ulur në tryezë me një autokrat.
“Liderët e Evropës duhet të kuptojnë se janë ulur me një autokrat. E ka emrin Edi Rama, autokrat i certifikuar nga OSBE/ODIHR, që thanë se administrata ka menaxhuar edhe rezultatin e kutisë, jo vetëm fushatën. Janë zgjedhje që kanë nxjerrë deputetë anonimë më të votuar të Shqipërisë. Ata deputetë që duhet të sillnin frymë të re në PS, kaluan nga platforma Deputeti që duam në Deputeti që Bandat duan. Do të ulen emra që përfaqësojnë emra të bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Këtë e dimë, Rama e ka këtë traditë, të ulë në atë parlament krimin. Ne do dorëzojmë e faktojmë çdo shkelje, do kallëzojmë çdo njeri që është kapur me blerje votash se SPAK merret vetëm me raste që nuk ka të bëjnë me PS. Por detyrën e prokurorit do të bëjmë ne.
Me prova me fakte në burg do të shkojnë të gjithë, të gjithë skllevërit e Ramës do të shkojnë në burg. Do të jemi në ballë të luftës e deri në fitore se është maratonë dhe jo sprint. Lufta për drejtësi nuk ka ardhur brenda një nate. Por ka ardhur nga njerëz qëndrestarë, që e mbajnë kokën lart. Ata jeni ju në këtë shesh dhe kushdo që na sheh nga tv. Nuk do të reshtim kurrë të jemi në krahun e duhur të historisë. Ne do t’i themi Evropës që jemi Evropë, nuk presim të vijnë ata të na bëjnë Evropë, na kanë braktisur. Giorgia Meloni e braktisi e para në kampin e Lezhës dhe të tjerët janë vënë në radhë se kush do të sjellë një kamp tepër në Shqipëri. Unë nuk jam kthyer në Shqipëri për të jetuar në jashtëqitjen e Evropës, por për të jetuar në mes të Evropës.", tha Xhaferri.
Lajmi kryesor:
PD protestë ditën e samitit/ Berisha vjen nga Brukseli: 11 maji masakër elektorale! Mblidhen vetëm një grusht militantësh! PAMJET ME DRON
Xh.D/I.M/ReportTv.al
