TIRANE- Vetëm dy ditë pas protestës së 8 shkurtit, që më shumë sesa një tubim, u pa një miting para-elektoral i PD-së që nuk arriti të mblidhte më shumë se militantët e zakonshëm, Sali Berisha lëvizi gurin e radhës. I shoqëruar nga aleatët, ai prezantoi sot (10 shkurt 2025) drejtuesin e fushatës së PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita, një personazh i njohur në Shtetet e Bashkuara për lidhjet me Partinë Republikane, i cili në zgjedhjet e fundit ishte këshilltari shumëmëmilionësh i Donald Trump.
“Kryearkitekti i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan dhe bashkëarkitekti i fushatës së rikthimit të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Chris LaCivita dhe Suzan Ëillis ishin bashkëkryetarë të fushatës zgjedhore presidendiale”, bëri prezantimin Berisha në ambientet e një nga hoteleve luksoze në kryeqytet.
E Chris LaCivita nuk humbi kohë e nisi që në prezantim punën e tij si këshilltari i Berishës, duke sulmuar kundërshtarin politik të kreut të PD-së, Edi Rama.
“Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë vetëm se një kukull i George Soros. Ju nuk mund të jeni kukullat e Sorosit e të jeni një mik i SHBA-së. Është e pamundur. Sorosi ka humbur mbështetjen në SHBA e në të gjithë botën. Ne jemi këtu sot sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara”, tha LaCivita në një konferencë për shtyp teksa prezantohej nga Berisha.
Me çfarë parash do e paguajë Berisha dhe PD?
Berisha zgjodhi një fjalim të shkurtër, që la pas shumë pikëpyetje të cilave kreu i PD nuk i dha një shpjegim. Sa është shuma që PD do të paguajë për këshilltarin, që në fushatën e Trump mori plot 19.2 milionë dollarë? Ku do t’i gjejë PD paratë, në kushtet kur sapo ka rimarrë nga Lulzim Basha arkën e partisë?
Në shkurt 2024 KQZ shpërndau për Partinë Demokratike 106 milionë lekë si fond vjetor, - e konvertuar në dollarë 1.1 mln $, (96.5 lekë për 1 dollar) - ndërsa pritet të ndahet dhe fondi i posaçëm elektoral. Një shifër krahasimisht shumë e vogël në krahasim me 19 milionë dollarët që Trump ka paguar.
Pa dhënë një shifër, burime i thanë Report Tv se shuma është e majme por pa specifikuar se sa do të paguhet Chris LaCivita, nga i cili tashmë demokratët kanë kthyer sytë se mund t’i çojë drejt fitores.
Ndërkohë, ndër vite, Berisha i cili është marrë i pandehur për akuzën e ‘korrupsionit’ për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani', është mbrojtur duke thënë se gjatë karrierës së tij politike pas demokracisë ka arritur të ketë një apartament 30 metra katrorë më të madh sesa ka pasur në diktaturë, pas 30 vitesh aktivitet, dhe 100 mijë euro në llogari.
Po kush është Chris LaCivita?
LaCivita, 57 vjeç, i hyri politikës pasi shërbeu në Luftën e Gjirit, ku u godit në mjekër nga disa copëza artilerie dhe u nderua me një Zemër të Purpurt. Një konsulent strategjik i njohur, i angazhuar kryesisht në fushatat e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara. Ai është i njohur për rolin e tij si bashkë-menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump dhe për angazhimet e tjera në strategjinë dhe reklamat mediatike të fushatave politike. LaCivita ka punuar gjithashtu si konsulent për Super PAC-e (Komitetet e Veprimit Politike të Pavarura) të lidhura me Trump-in dhe ka ndihmuar në planifikimin dhe blerjen e reklamave mediatike për fushatat politike.
Ai është i njohur për aftësinë e tij në organizimin e fushatave dhe menaxhimin e mesazheve publike, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në strukturën dhe komunikimin e fushatave republikane. Gjithashtu, LaCivita ka drejtuar firma konsulente dhe ka kontribuar në strategjitë mediatike dhe reklamat për fushata të ndryshme, siç janë Advancing Strategies, firma e tij konsulente.Në fushatën e Trump-it, ku ka pasur një rol kyç në menaxhimin e aspekteve të komunikimit dhe strategjisë mediatike.
Çfarë zbuloi investigimi i medias amerikan?
‘Daily Beast’ një media amerikane e lajmeve dhe analizave, e njohur për raportimin e saj investigative në një shkrim të 15 tetorit 2024, shkruante se firma konsultente e strategut republikan, të cilit iu besua kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite. Kjo media fillimisht publikoi shifrën 22 milionë dollarë, por më pas informon se ka bërë një korrigjim të shifrës në 19.2 milionë dollarë.
Kjo është një shifër e majme, por gjithsesi e përmbajtur kur kemi parasysh se fushatat në SHBA, në veçanti kjo e fundit, janë ndër më të shtrenjtat në botë. Problematike shuma mbetet për Shqipërinë, që Berisha prej vitesh e përshkruan si të varfër dhe të grabitur. Ndërkohë në ceremoninë e sotme të prezantimit nuk u dha asnjë detaj se sa kushton kontrata që PD ka firmosur me kompaninë amerikane.
Si u sulmua senatori Kerry?
Chris LaCivita njihet në Shtetet e Bashkuara edhe si drejtues i një nga fushatat më famëkeqe të shpifjeve të politikës amerikane. Rasti lidhet me ish senatorin John Kerry, një ish ushtarak dhe veteran lufte, që kandidoi për Presidentin në vitin 2004. Por menjëherë sapo mori nominimin ai e gjeti veten në mes të një serie sulmesh brutale dhe mashtruese që akuzonin Kerry-n se gënjeu për rekordin e tij ushtarak dhe lëndimet që i kishin fituar medaljet. Tani amerikanët për këto lloj sulmesh të ulëta të drejtuar pikërisht nga këshilltare lukzoz tashmë i Berishës, kanë në leksikun e tyre politik shprehjen "lundrimi i shpejtë me varkë" për të treguar një shpifje të pandershme politike.
A do bëhet transparencë?
Në Shqipëri shqetësim mbetet transparenca e burimeve të financimit të partive për zgjedhje, për të cilën është vënë theksi dhe nga ndërkombëtarët. Pas çdo fushate zgjedhore, lindin dyshime që lidhen me saktësinë e raporteve financiare të partive politike, me faktin se kush qëndron pas këtyre financimeve, se sa realë janë donatorët që raportojnë partitë në KQZ apo dhe sa efektive janë rregullat në fuqi.
Shqetësim për financimin e kandidatëve në fushata zgjedhore nga bota e krimit shprehu edhe ambasadori i OSBE-së, duke e cilësuar këtë si rrezik për demokracinë.
A do jetë kontrata objekt hetimi nga SPAK?
Transparenca e financave pritet të jetë dhe në fokus të SPAK, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të hetojë krimet zgjedhore. Në planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, publikuar në Janar, thuhej se një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme, do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
Chris LaCivita dhe Sali Berisha, 10 shkurt 2025
Chris LaCivita nuk humbi kohë dhe nisi punën për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike që në ditën e parë të prezantimit.
Në daljen e parë me kryetarin e PD-së, Chris LaCivita tha se do të ndihmojë Berishën, një mik i vjetër i SHBA-së, që të zgjidhet kryeministër. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është një kukull i George Soros.
“Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros. Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.
Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.
Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.
LaCivita vuri theksin dhe tek transparenca, ndërsa as ai vetë dhe as kryetari i PD-së nuk thanë asnjë fjalë sa do paguhet për këtë kontratë.
Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.
Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë”
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Sigurisht qe kane bere pazar dhe mos prisni qe te paguhet sa morri nga Trump,por nese doni te dini sa eshte vlera e kontrates interesohuni ne U.S,media ka te drejten e informimit dhe nese doni te dini origjinen e parase-follow the money!
Përgjigjueshte bere keq per leke,,,gjithandej...ka para saliu,,,ka 17 pallate tek klubi partizani...
PërgjigjuNe shqiperi do votojne shqiptaret qe I njohin mire bemat e tua, te familjes tende dhe te bashkepunotoreve te tu si F.Mediu qe zgerdhiheshe ne proteste se te solli konsulentin nga amerika apo F. NOKA qe ben trimin ne parlement. Shqiptaret e dîné mire se si te votojne e nuk kane nevoje te orkestrohen. Nuk do pranojme te perseriten me piramidat, 1997, gerdeci, 21 janari...Kujdes o plaku Mere. Puthi prapanicat konsulentit e jepi parate qe te kerkon se per ato ka ardh e jo per ty.
PërgjigjuTe kuptoj drejt Selman. Parate e Sorosit I mori Saliu I pari per te shkolluar Argiten dhe Bashen... Te shikojme si do shkojne punet pasi Yuri Kim do rivije prap ambasadore...
Vetem Sorosi vjen per Edin dhe jo per parate
Ta po ju a merr këtyre hajduteve te Sorosit.Mos u mërzitni për pagesën po te bahen gati te shkojne te Erioni kush ka kapci kupci
PërgjigjuPo zoteri! Shqiperia kishte 1 jehone te madhe nderkombetare ne ate kohe: Ne fluturonim nga gezimi ne kohen e firmave piramidale, ne ngjarjet e 96,97,98 .Sa u gezuam ne ngjarjen e 21 Janarit pa le ne ate te Gerdecit !!!???
PërgjigjuEdhe zoti të zbresi në tokë pd-ja fiton pillin me lesh të liries.
PërgjigjuO Loku, liria e ka te fishkur. Thuaj mos na del risku e ja morim Armines.
Ky do ket patuar dyfishin. Kan ber lek deputetet milioner jo me sala Me shok ca i kan kto 20 miljon euro llafe goje
PërgjigjuPo izolimi i Berishës? Na premtuat qe ishte i vdekur politikisht? Tani Amerika ka te drejtë apo e ka gabim?
PërgjigjuIshalla ja marrin shpirtin ata lefta kto plehra plehrash të pa ngopur. Si njërit e tjetrit. Ja kanë vendosur lustren 35 vite
Përgjigju