Chris LaCivita dhe Sali Berisha, 10 shkurt 2025
Chris LaCivita nuk humbi kohë dhe nisi punën për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike që në ditën e parë të prezantimit.
Në daljen e parë me kryetarin e PD-së, Chris LaCivita tha se do të ndihmojë Berishën, një mik i vjetër i SHBA-së, që të zgjidhet kryeministër. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është një kukull i George Soros.
“Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros. Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.
Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.
Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.
LaCivita vuri theksin dhe tek transparenca, ndërsa as ai vetë dhe as kryetari i PD-së nuk thanë asnjë fjalë sa do paguhet për këtë kontratë.
Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.
Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë”
Lajmi kryesor:
Berisha punëson drejtuesin e fushatës së Trump për zgjedhjet e 11 Majit! LaCivita mori 19.2 mln dollarë për ta kthyer në Shtëpi të Bardhë, po PD sa do të paguajë?
S.G/ReportTv.al