Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po bën ligj për të marrë edhe kompetencat e Ushtrisë dhe të Diplomacisë, me qëllim që t’u japë pronat e Forcave të Armatosura biznesmenëve afër tij dhe të zgjedhë ambasadorët që janë kthyer në seksione të PS-së, duke kryer shkelje kushtetuese dhe nxjerrë jashtë loje Presidentin.
Këtë deklaratë ai e bëri në konferencën e sotme për shtyp, ku tha se ndarja e pushteteve nuk ekziston më
“Me ligjin e ri Rama po merr edhe Ushtrinë, në mënyrë antikushtetuese, sikurse edhe diplomacinë. Ndarja e pushteteve është përqëndruar në një dorë të vetme. Pushtetet duhet të jenë të ndara, por janë vetëm në letër. Po i asgjëson institucionet kushtetuese, merr atributet që Kushtetuta nuk ia njeh. Po merr institucionet edhe në varësi të Ushtrisë. Nga 220 mijë rrogtarë, pjesa më e madhe, 98% janë të patisë shtet. Etja për pushtet e diktatorit nuk njeh kufij. Ligji që po bën merr nën kontroll dhe keqpërdoron ushtrinë”, tha Berisha.
Këtë ‘zaptim’ ai tha se kryeministri do e bënte nëpërmjet planit të shpërndarjes për pronat e ushtrisë.
“Por qëllimi tjetër i tij janë edhe pronat e ushtrisë. Rama i ka dhuruar biznesmenëve të afërt me të porte dhe reparte ushtarake, i mbrojtur edhe nga Altin Troplini, pa e pyetur Presidentin. Ka ligj që ndalon dhënien e pronave të ushtrisë që janë në planin e ndarjes së FA-ve. Por ai do që të jetë vetë kryeministër, president, shef shtabi dhe të tjera. Ndaj po bën ligj me qëllim përfshirjen e forcave të armatosura nën varësinë e tij. Akt mafioz i rrezikshëm, atentat ndaj Kushtetutës, cenon sigurinë kombëtare”, vijoi ai.
Më tej përmendi kartelet e Trooplinëve që po ndërtonin kulla në zonën e stadiumit ‘Niko Dovana”, Alabarin me portin e Durrësit dhe akuzat për pastrim parash nga grupet e Çopjave, Troplinëve dhe të tjerëve.
Për presidentin begaj ai u shpreh se “Rama e ka në xhep dhe e ka lënë formalisht jashtë”. Ndërsa vuri në dukje se NATO e ka kundërshtuar këtë ligj të ri dhe plan të kryeministrit, duke refuzuar të bëhet pjesë.
“Edhe përfaqësitë diplomatike kanë marë fund, janë shndërruar në organizata politike e seksione elektorale të qeverisë dhe PS-së. Po përfshin edhe përfaqësitë diplomatike në planet e tij. Emërimet e ambasadorëve bëhen nga kryetari i shtetit, presidenti. Ligj skandaloz, një zhgarravinë”, tha Berisha, teksa e përfundoi duke u shprehur se ‘tani Shqipëria nuk është e ministrave, se Rama ua ka hequr kompetencat, por e kryeministrit dhe drejtorëve”.
Lajmi kryesor:
Berisha konfirmon kreun e grupit: Bardhi, punoi me dinjitet! Refuzon ‘privilegjin’ e moshës: S’e çel Kuvendin, ilegjitim
A.Q/I.M/ReportTv.al
