Politikë

Berisha: Rama po përdor Sadushin e GJL për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses! Begajn e ka marrë peng! Troplinët i shpërbleu, u dha stadiumin e Durrësit për kulla

21 Korrik, 13:20| Përditesimi: 21 Korrik, 15:23

  • Share

Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli sot në konferencë për media për të vijuar serinë e denoncimeve për farsën elektorale me të tjera video, duke pretenduar ‘trenin bullgar’ më 11 maj.

Por më shumë konferenca e tij u përqëndrua tek tema të tjera, si rasti i ndërtimeve të miratuara nga qeveria përreth stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, që ai e cilësoi tjetërsim pronash dhe shpërblim për kartelin Troplini që e ndihmoi kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.

“Rama ia kaloi stadiumin organizatës famëzeze të Troplinëve në Durrës. Janë planifikuar kulla me lartësi 125 metra rreth stadiumit. Tjetërsimi i Niko Dovanës, stadiumit, njëlloj si me stadiumin Dinamo. Kpompania e vezëve nuk është sekuestruar, vijon aktiviteti i Troplinëve. Karteli vijon punën, ka fuqi aq sa ka kryeministri, kreu i SPAK, ministri i Brendshëm, një shtet i tërë në këmbët e kartelit të Troplinit. U shpërblye, ja ku dolën votat e krerëve të katelit, Ballës dhe deputetëve të tjerë. Ja vendimi i Ramës, (e shfaq në ekrav VKM-në), në mungesë dhe me dëshirë, e zëvendësoi Lubi Balluku, urdhëroni, mjafton kjo për të kuptuar se është një aferat më korruptive që ekziston. Firmos ti të mos firmos unë. Hasanbelliu një dorëheqje nga viti 199 e deri më sot. Ja stadiumi, ja ndërtimet, qindra e mijëra metra katrorë ndërtime, prona private. Presidenti i klubit Teuta u dorëhoq papritur”, tha Berisha për këtë çështje.

Kurse në lidhje me videot e shfaqura, pretendoi se persona të tjerë votonin për qytetarët.

“Patronazhistët votojnë për qytetarët në dhomën e fshehtë. Farsë zgjedhore, këto janë videot me trenin bullgar, të dokumentuara”, u shpreh ai.

Berisha sulmoi edhe kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, se po përfshihet në mënyrë antiligjore dhe pa tagër në çështjen e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet rëmbimit të mandatit me urdhër nga kryeministri Rama.

“Është e turpshme se si një narkoshtet mobilizon. Edhe Pëllumbesha bën takime se si të grabisë një mandat në Gjykatën Kushtetuese. Rama po kërkon të rrëmbejë mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga Ilir Meta, nëpërmjet kryetarit të Gjykatës së Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Angazhimi i Sadushit është antikushtetues, mbështes Raportin e Komisionit Europian. Nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjet e Gjykatës Kushtetuese, u përdor nga Edi Rama, si mercenar, për të uzurpuar një vend të vetëm. Rama kërkon të uzurpojë Gjykatën Kushtetuese. Kërkon të uzurpojë zërin e pakicës në GJK. Ai vend është vetëm një i tillë, s’ka bllokuar asnjë prej vendimeve, është se duhet për një firmë aty, por ata e duan për gjë tjetër aty. E duan që ta marrin peng dhe të mos guxojë të ngrejë kokën për nëntë vite, ma kanë çuar edhe mua ata, por ua kam dhënë përgjigjen. Për atë e duan ata, ta mbajnë aty. Gjykata e Lartë nuk ka asnjë tagër dhe Sadushi është përdorur nëpërmjet vendit që ka në GJL, që të ndërpritet mandati i gjykatësit apo gjykatëses që nuk pëlqehet nga Edi Rama”, tha kreu i PD-së.

Berisha ironizoi edhe presidentin Bajram Begaj, duke thënë se ‘Rama e ka marrë peng’.

“Çfarë ke parë gjë të ndryshme nga Bajrami (Begaj) te Edi Rama (qesh). Shikoni edhe deklaratat e tyre, i marrin nga zyra, të lëshuara nga Fuga. Nga deklarata e Begajt te Pëllumbesha, distancë një orë, të ngjashme të dyja, nga zyra e Ramës. Goja e tij nuk çelet më, e ka marrë peng ai atë (presidentin), me portet”, tha kreu i selisë blu.

Por a është e gatshme PD për të bërë analizën brenda vetes për humbjen e thellë dhe historike të 11 majit? Përgjigja për pyetjen e gazetarëve, që iu referuan deklaratës së kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja për analizë brenda strukturave drejtuese, ai iu përgjigj me një “por”.

Sipas tij në fillim duhej bërë denoncimi i farsës elektorale me dokumente e prova të pretenduara, më pas analiza e humbjes së zgjedhjeve.

Ora 15:14
Kërkoi analizë në PD për 11 majin, Berisha i përgjigjet kryebashkiakut Fisnik Qosja: Në fillim farsa elektorale, pastaj zgjedhjet!

 

Deklarata e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda Partisë Demokratike për analizën e zgjedhjeve të 11 majit, i është përgjigjur sot kreu i selisë blu, Sali Berisha.

Dhe a është e gatshme PD për të bërë analizën brenda vetes për humbjen e thellë dhe historike?

Përgjigja për pyetjen e gazetarëve të interesuar, kishte brenda dhe një “por”.

“PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Por në këtë periudhë, siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale, me dokumente zyrtare. Po paraqet me dokumente të pakundërshtueshme, por të gjitha këto nuk mund dhe nuk do të pengojë PD-në për të bërë analizën më të plotë në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj. Po mos harroni një gjë, kambanat po bien për farsën elektorale”, tha ai.

Dhe duke iu shmangur shterimit për këtë analizë konkrete, teksa prej dy muajsh pretendon farsën elektorale, citoi raportet e ndërkombëtarëve, që sipas tij, mbështesnin akuzat e PD-së.

“Këtu bëhet censurë e tmerrshme. Në KE raporti që rrëzoi zgjedhjet ka kryesore ndarjen e partisë nga shteti si rekomandim. Dhe kjo do të thotë se aty nuk ka pasur zgjedhje, por farsë elekorale. Pra të ndahet partia nga shteti dhe kjo tregon se zgjedhjet janë zhvilluar me një farsë”, tha Berisha.

Kryebashkiaku Qosja kritikoi edhe emrat e përzgjedhur për listat e deputetëve, sidomos për mospërfshirjen e fituesve të Primareve në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit.

Ora 13:33
Berisha komenton urdhrin e Marco Rubios për ambasadat: Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera. Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.

Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.

Kujtojmë që ishte Berisha, i cili përmes kontratës së lobimit i cili ankua në SHBA për zgjedhjet e 11 majit. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • drjtsi popullore: 21/07/2025 13:48

    te gjithe hajduter jeni si te majte e te djthte zoti marrte hake ne familjet e juaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?