Në takimin përmbyllës elektoral të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në Dibër, Sali Berisha "thumboi" edhe deputetin socialist Toni Gogu.
"Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq? E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën. Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu. E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri.Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri. Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik. Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë. Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit. Më thotë Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës. Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën. Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit. Nuk e di Dibrën ai. Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini",-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha takim përmbyllës në Dibër: Rama solli në krye të vendit hajdutë që kohërat s'i kanë njohur kurrë! Na jepni 100 ditë për të transformuar Shqipërinë
K.M/SI.E./ReportTv.al
