Politikë

Berisha shfrenon fantazinë: Bandat kriminale të lidhura me Ramën i bënë atentat kandidatit opozitar për president në Kolumbi...!

12 Qershor, 13:45| Përditesimi: 12 Qershor, 13:58

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ‘shfrenoi’ sot fantazinë e tij edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kolumbi pak ditë më parë, kur u qëllua kandidati i opozitës për president, Miguel Uribe Turbay, në një atentat për ta vrarë.

Ai iu bashkua mendimit të paprovuar deri tani, se atentati ishte kryer nga mafia shqiptare, teksa përmendi edhe emrat e bandave që sipas tij, të lidhura edhe me kryeministrin Edi Rama, qëndronin pas këtij krimi.

“Siç e dini, ai ka përdorur edhe banda të rrezikshme, janë bërë famëzeza, edhe në atentate ndërkombëtare siç ishte ajo e kandidatit kolumbian të opozitës për president. Mos harroni se Dritan Gjikat i kanë thirr te Gys Agasi dhe Rama, te Pojat, te Çelat, po, po, para 3 ditësh, para një jave, u godit edhe kandidati i opozitës për president në Kolumbi. Dhe presidenti tha mafia shqiptare, përdori dhe emrin e personit. Njerëz të lidhur me Edi Ramën janë rrezik ndërkombëtar sot”, akuzoi Berisha mes të tjerash në fjalën e tij, kur pyetej në lidhje me raportin e PE-së për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se nuk do i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit.

Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian Miguel Uribe Turbay u qëllua tre herë gjatë një tubimi në Bogotá më 9 qershor.


Lajmi kryesor:

Berisha: Rama e Hasani kërcënuan misionin e OSBE/ODIHR-it, ministri i thirri në zyrë! ‘Trafikimi’ i votave brenda PD? S’u provua


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?