Sali Berishës i duhet të faktojë pretendimet për farsën elektorale, betejë në të cilën është lënë i vetëm nga të tijtë në daljet e përditshme para mediave. Nga selia blu, ndërsa rendiste cenimin e demokracisë dhe farsën elektorale të 11 majit, ai zbuloi edhe ‘qëllimin’ e tij të nxirjes së Shqipërisë, fushatë që e ka nisur dy javë para në Bruksel dhe po e vijon. Baltosja e vendit, siç pohoi edhe vetë, i krijon pengesa Shqipërisë për rrugën europiane, teksa shtoi se në muajin Korrik raporti në fjalë edhe do të diskutohej nga instancat ndërkombëtare.
“Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence, Parlamentin që nuk pyet për konsulenca dhe grupe interesi. Ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik”, tha Berisha.
Ndërsa gazetarët e pyetën nëse raporti i PE-së e penalizonte Shqipërisë në BE, ai u përgjigj:
“Pa asnjë diskutim, e penalizon plotësisht, pa asnjë diskutim! Dhe ata e thonë. Raporti e thekson (nis e lexon pjesë nga raporti në iPad), çdo rrjesht në raport bën autopsinë e narkoshtetit”.
Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama kur u pyet për pretendimet e tij se po dërgoheshin mesazhe kërcënuese te ndërkombëtarët për raportin. Shigjetoi edhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani për të cilin tha se ka thirrur në zyrë vëzhguesit e OSBE ODIHR për t’u kërkuar llogari.
“I kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht. Në këtë fushatë presioni është implikuar vetë Edi Rama dhe ministri i tij i jashtëm Igli Hasani. Ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, OSBE ODIHR pasi u ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe i ka kërkuar llogari për frazat. Këta jetojnë në një realitet që nuk ekziston”, tha kreu i selisë blu.
Në të njëjtën kohë që pretendon vjedhjen e zgjedhjeve dhe manipulimet nga PS, Sali Berisha refuzon të pranojë të vetmin fakt që beteja ligjore e nisur nga vetë kandidatët e tij pas zgjedhjeve, ka nxjerrë zbuluar, se të vetmet vota të trafikuara, ishin ato që demokratët i morën njëri-tjetrit.
“PD nuk pengon asnjë kandidat të saj për transparencën, por do t’i mbështesë, meqë ligji nuk i përligj ata, e që duhet t’i përligjte sepse kandidati mund të jetë edhe i pavarur, e në këto kushte secilit që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi. Mendoj se as unë dhe as ju s’mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u është devijuar vota, ata ne i mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre, por se partia mbështet të drejtën e transparencës”, tha ai.
Edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre me 400 euro. Berisha e zhvendosi vëmendjen te prokurorët, me ‘shënjestër’ kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka bërë koorporatë me Sokol Sadushin e Gjykatës së Lartë, teksa marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit.
Po ashtu ai deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri kanë tashmë ndër pagat më të larta në rajon, duke shtuar se në disa raste ato janë të barasvlershme me ato të vendeve të Bashkimit Europian.
“Ka emërime politike në gjykatë e prokurorë, magjistratë, nga famozja KLP dhe KLGJ. Ka probleme me integritetin e të emëruarve. E kam theksuar dhe e theksoj se prokurorët e gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se ata në ballkan dhe rajonin europian. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa rrit oreksin. Nuk ka pasur nivel korrupsioni më të lartë sesa sot Shqipëria. Sa i dha Altin Troplinit Poja? Investoi njeriun e tij në Durrës, garantoj se Pojat Altin Troplinit (Dumanit) mund t’ia jepte edhe 20 mln euro pa asnjë lloj dhimbje koke. Nuk them, ka edhe prokurorë të ndershëm. Por tani kemi një koorporatë e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush. Dhe ka shumë të bërë pjesë të kësaj koorporate. Rrogat duhen në propocion me vendin. Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi si Altin Troplini”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ‘shfrenoi’ sot fantazinë e tij edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kolumbi pak ditë më parë, kur u qëllua kandidati i opozitës për president, Miguel Uribe Turbay, në një atentat për ta vrarë.
Ai iu bashkua mendimit të paprovuar deri tani, se atentati ishte kryer nga mafia shqiptare, teksa përmendi edhe emrat e bandave që sipas tij, të lidhura edhe me kryeministrin Edi Rama, qëndronin pas këtij krimi.
“Siç e dini, ai ka përdorur edhe banda të rrezikshme, janë bërë famëzeza, edhe në atentate ndërkombëtare siç ishte ajo e kandidatit kolumbian të opozitës për president. Mos harroni se Dritan Gjikat i kanë thirr te Gys Agasi dhe Rama, te Pojat, te Çelat, po, po, para 3 ditësh, para një jave, u godit edhe kandidati i opozitës për president në Kolumbi. Dhe presidenti tha mafia shqiptare, përdori dhe emrin e personit. Njerëz të lidhur me Edi Ramën janë rrezik ndërkombëtar sot”, akuzoi Berisha mes të tjerash në fjalën e tij, kur pyetej në lidhje me raportin e PE-së për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se nuk do i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit.
Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian Miguel Uribe Turbay u qëllua tre herë gjatë një tubimi në Bogotá më 9 qershor.
Komente

Vazhdon rrjedhja e mashtrimeve. Melhem per ndjeksit e tij. Tallet me ta.
PërgjigjuEpo te flasesh ti per orekse.... Hesht me mire plak i lige qe ke harru me vdek. Hajdut me cizme! S'ke faj qe llap, kane faj ata qe ta kane lene gojen e lire
PërgjigjuMe sa di une edhe Muhamed Gadafin ,Edi Rama ka ka urdheruar per ta vrare!Mbajeni brenda ne shtepi se po behet gazi i botes.
Përgjigju