Sali Berisha ka komentuar sërish takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë, të cilin e quajti antimiting dhe madje i kërcënoi se do t’i mbante shënim emër për emër. Berisha thotë se mitingu i sotëm ishte për të mbrojtur vjedhjen siç ai pretendon të Erion Veliajt.
Berisha shfrenon fantazon duke thënë se mbështetësit e Veliajt u mblodhën para GJKKO për të marrë peng dhe rrahur gjyqtarët. Por, në fakt pamjet kanë dëshmuar diferencën mes mbështetësve të Veliajt dhe militantëve të Berishës që mblidhen para SPAK me tone kërcënuese sa herë që ai duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.
“Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.
Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rrethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm?
Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha Berisha në një aktivitet me Departamentin e të Përndjekurve Politikë dhe FRPD.
Lajmi kryesor:
'Antimiting për Veliajn', Rama i përgjigjet Berishës: Fatos Nano, i burgosuri i fundit politik! Noc Rroku vjen me pranverën
SI.E./ReportTv.al
