Politikë

'Antimiting për Veliajn', Rama i përgjigjet Berishës: Fatos Nano, i burgosuri i fundit politik! Noc Rroku vjen me pranverën

20 Shkurt, 17:48| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:06

  • Share

Në takimin e tij me mijëra punonjës të Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë dhe akuzat e opozitës, e cila pretendon se drejtësia e re kontrollohet nga ai. Një përgjigje i dha Sali Berishës, që teksa takimin me të gjithë punonjësit e bashkisë e quajti antimiting, kërcënoi se do regjistronte emër për emër këdo që do merrte pjesë në këtë krim elektoral. 

Duke iu referuar burgosjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, nga ish-kryeministri Berisha, Rama theksoi se i burgosuri i fundit politik në këtë vend, ka qenë në vitin 1997.

“Këneta kishte paralajmëruar se këtu do të kishte një antimiting. E kemi parë si i bëjnë titujt, futesh brenda dhe shikon noc rrokun. Tani kanë mësuar noc rrokun dhe ma thonë mua. Puna është se nec rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë. Antimiting që do të protestonin për të burgosurin politik Erion Veliaj, dhe në këtë rast , si në çdo rast, kur shpifin nisin nga vetja, se pretendojnë se kanë 3 4 të burgosur politik.”

Në shqipëri nuk ka të burgosur politik që nga viti 1997, kur doli dhe i fundit i burgosur politik doli nga burgu, kur doli nga burgu që e kishte burgosur këneta. Nuk e di pse i thonë antimiting, se që të ketë antimiting, duhet të ketë miting", tha Rama. 

Por, Berisha i qëndroi deklaratave të tij duke thënë nga një aktivitet i organizuar nga FROD, se Rama bëri një miting për të mbrojtur vjedhjet e Veliajt. Madje, Berisha shfrenoi fantazinë duke thënë se mbështetësit e Veliajt para GJKKO ishin mbledhur për të dhunuar e marrë peng gjyqtarët. 

Ora 20:16
Berisha shfrenon fantazinë: Mbështetësit e Veliajt u mblodhën para GJKKO për të rrahur dhe marrë peng gjyqtarët! Rama miting për të mbrojtur vjedhjen

Sali Berisha ka komentuar sërish takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë, të cilin e quajti antimiting dhe madje i kërcënoi se do t’i mbante shënim emër për emër. Berisha thotë se mitingu i sotëm ishte për të mbrojtur vjedhjen siç ai pretendon të Erion Veliajt.

Berisha shfrenon fantazon duke thënë se mbështetësit e Veliajt u mblodhën para GJKKO për të marrë peng dhe rrahur gjyqtarët. Por, në fakt pamjet kanë dëshmuar diferencën mes mbështetësve të Veliajt dhe militantëve të Berishës që mblidhen para SPAK me tone kërcënuese sa herë që ai duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. 

“Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.

Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rrethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?

Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm?

Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha Berisha në një aktivitet me Departamentin e të Përndjekurve Politikë dhe FRPD.

Ora 14:45
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha çmendet: Ky është anti-miting! I kërcënon: Ju regjistrojmë emër për emër

Kryetari i PD-së Sali Berisha kërcënoi punonjësit e Bashkisë së Tiranës për takimin me kryeministrin Rama, duke thënë se do t‘i regjistrojnë emër për emër. Takimin, ai e quajti krim shtetëror dhe elektoral dhe tha se vjen në të njëjtën ditë kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës

Amerika shpëtoi se atë e shpëtoi Zoti dhe ai po e shpëton Amerikën.
Mirëpo problemi është i yni se ne kemi kopjen, kemi kukullën e Xhorxh Sorosit dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend që të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.
Sot thërret antimiting.

Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.
U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë. I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh.

Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror.

Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës.
Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër. Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë.
Por tani ai është damkosur.

U nis në Mynih, më dha një paralajmërim mua, do e shohësh më tha. Çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as të takonin, por as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta.

Tani, e thashë edhe njëherë, i pastroi mediat nga fotografitë me Sorosin dhe nxjerr mediat e tij që nuk i kam pasur. Ai i ka pasur të postuara një nga një të gjitha.

Po Aleksi ia ktheu. Populli po ma kërkon këtë me ty. Foli ai në emër të popullit.

K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?