Politikë

Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Rama festë mortore! Foli për Dumanin, sikur Enver Hoxha për Aranit Çelën! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

27 Maj, 12:47| Përditesimi: 27 Maj, 13:08

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe PS, duke e cilësuar 11 majin si “farsë elektorale”.

Ai sulmoi edhe SPAK-un duke e quajtur “të partisë dhe kamzhik i Ramës” që ua tregoi dje gjatë festës deputetëve të zgjedhur nga klanet kriminale të drogës, duke u përmendur edhe emrat.

Berisha tha se “Rama foli për Dumanin si Enver Hoxha për Aranit Çelën”, teksa këmbënguli se nuk tërhiqet deri në “qeveri teknike, zgjedhje të parakoshme dhe largim të Ramës”.

“Festa e PS-së dhe farsës elektorale sikur të ishte një takim mortor. Asnjë buzëqeshje në fytyrë, mjaftonte t’i lexojë fytyrat. Me përfaqësuesit e narkoshtetit, bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, të karteleve të drogës, Troplinit, Arkend Ballën, Sara Milen, Anui Dyrmishin, grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit të Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, pezaku apo jopezaku, Klodjan jahja, Korreshi dhe përfaqësues të tjerë, të Bajrëve, Tukut, përkatësisht Shkodër dhe lezhë, Tërmet Peçëve, e shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit”, tha Berisha.

Më tej ai sulmoi edhe Prokurorinë e Posaçme, duke e cilësuar si “Skapi dhe kamxhiku i Ramës”.

“Në këtë takim Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK. Lëvizni u tha atyre, po deshët, ja tek është SPAK-u, që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë përfaqësuesit e krimit. SPAK-un nuk ia tregoi vetëm atyre, por edhe padronëve të vërtetë që i nxorën deputetë në lista. Edhe Enver Hoxha një takim të tillë përçmues vështirë se do e arrinte. Ai foli për Altinin njëlloj si Enveri për Aranitin! Shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili ditën, mbledhjen, pa hyrë akoma në sallë, me SKAP-in si kamzhik të partisë së tij”, tha kreu i selisë blu.


Lajmi kryesor:

Berisha vijon të mos tregojë se sa e pagoi LaCivita-n edhe pas humbjes së thellë: Ylli i suksesit botëror elektoral, ia vlejti! Akti më i mirë që bëri PD-ja


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?