Politikë

Berisha vijon të mos tregojë se sa e pagoi LaCivita-n edhe pas humbjes së thellë: Ylli i suksesit botëror elektoral, ia vlejti! Akti më i mirë që bëri PD-ja

27 Maj, 12:10| Përditesimi: 27 Maj, 18:31

  • Share

Amerikani i kontraktuar nga Partia Demokratike për ta sjellë në pushtet, Chris Lacita dështoi ta bënte Sali Berishën fitues të zgjedhjeve të 11 majit. Me të dalë në dritë dështimi, ai iku përtej oqeanit dhe nuk u pa më në selinë blu.

Pas, la pikëpyetjen ende pa përgjigje, sesa kushtoi angazhimi i tij për partinë Demokratike. Sa herë pyetet për këtë, Sali Berisha, e ka të gatshme formulën.

“Do jetë transparente në afatin që përcakton ligji. Ka një ligj zgjedhor që e përcakton se kur bëhen deklarimet dhe transparenca e plotë. A ja vlente, po, shumë, ia vlente. Kjo është betejë për fatin e demokracisë, kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti”, u shpreh ai.

Por në kushtet, kur PD ka zgjedhur të mos bëjë transparencë mbi shifrat, Report Tv e pyeti Sali Berishën, nëse të paktën, ia ka vlejtur pagesa për konsulentin e fushatës në kushtet kur kryedemokrati e ka pranuar se e dinte që do të humbte.

“Kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri Partia Demokratike. Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, shumë të pasur, por përsërinëse ai do ecte në këtë fushatë elektorale pa një ekspertizë, ai do gabonte. Pse merret këshilltari elektoral? Merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori, solli ekspertizën dhe vlerësimet e tij, bashkëpunim i frytshëm midis Partisë tonë dhe Chris LaCivita. Instruksionet, udhëzimet, sigurisht janë marrë parasysh. Por kjo tregon qartë farsën elektorale, që nuk fitohet kurrë nga opozita.

Vëmendje, Berisha i kishte kushtuar edhe festës së fitores së socialistëve, të cilën duke e quajtur si një ceremoni mortore, tha se pati një qëllim:

"Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është Spaku. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni Spakun që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit", tha Berisha. 

Në konferencën për mediat që Berisha del çdo ditë me argumentin se po vërteton manipulimin zgjedhor. Pa paraqitur prova bindëse, kreu i PD kërkoi sërish përsëritjen e zgjedhjeve me qeveri teknike.

Ora 12:54
Berisha ‘dredhon’ kur pyetet për Bashën: Nuk e zgjodha unë atë, por anëtarësia! Unë e mbështeta se ishte i ri!

Sali Berisha i dredhoi pyetjes në lidhje me Lulzim Bashën, teksa u ngrit teza se kishte marrë një humbje edhe më të thellë se ai më 2021.

Ai u përpoq të justifikohej se Bashën e zgjodhën kryetar më 2013 strukturat e partisë dhe anëtarësia dhe jo ai, megjithëse pranoi se e kishte mbështetur.

Ai ia faturoi humbjet e PD-së deri më 2023 paraardhësit të tij, kurse humbjet që ka marrë vetë së fundmi, 2023 dhe 2025 i quajti “farsë elektorale”.

“Humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë dhe dhashë dorëheqjen. Nuk e zgjodha unë atë, e zgjodhi anëtarësia e PD, por unë e mbështeta. Unë mbështeta forcën luajale të partisë time, ai ishte i ri, nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi, mendova se një gjeneratë e re do jetë shans i madh për forcën politike”, tha Berisha.

Ora 12:47
Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Rama festë mortore! Foli për Dumanin, sikur Enver Hoxha për Aranit Çelën! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe PS, duke e cilësuar 11 majin si “farsë elektorale”.

Ai sulmoi edhe SPAK-un duke e quajtur “të partisë dhe kamzhik i Ramës” që ua tregoi dje gjatë festës deputetëve të zgjedhur nga klanet kriminale të drogës, duke u përmendur edhe emrat.

Berisha tha se “Rama foli për Dumanin si Enver Hoxha për Aranit Çelën”, teksa këmbënguli se nuk tërhiqet deri në “qeveri teknike, zgjedhje të parakoshme dhe largim të Ramës”.

“Festa e PS-së dhe farsës elektorale sikur të ishte një takim mortor. Asnjë buzëqeshje në fytyrë, mjaftonte t’i lexojë fytyrat. Me përfaqësuesit e narkoshtetit, bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, të karteleve të drogës, Troplinit, Arkend Ballën, Sara Milen, Anui Dyrmishin, grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit të Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, pezaku apo jopezaku, Klodjan jahja, Korreshi dhe përfaqësues të tjerë, të Bajrëve, Tukut, përkatësisht Shkodër dhe lezhë, Tërmet Peçëve, e shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit”, tha Berisha.

Më tej ai sulmoi edhe Prokurorinë e Posaçme, duke e cilësuar si “Skapi dhe kamxhiku i Ramës”.

“Në këtë takim Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK. Lëvizni u tha atyre, po deshët, ja tek është SPAK-u, që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë përfaqësuesit e krimit. SPAK-un nuk ia tregoi vetëm atyre, por edhe padronëve të vërtetë që i nxorën deputetë në lista. Edhe Enver Hoxha një takim të tillë përçmues vështirë se do e arrinte. Ai foli për Altinin njëlloj si Enveri për Aranitin! Shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili ditën, mbledhjen, pa hyrë akoma në sallë, me SKAP-in si kamzhik të partisë së tij”, tha kreu i selisë blu.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 28/05/2025 00:07

    TREGO O MALOK I POSHTER,,KU I GJETE 6 MILION PER TE PAGUAR LA -CIVITEN....

    Përgjigju
  • qazim mulleti: 27/05/2025 15:03

    hahahha 6 milion euro vetem me dal ne selfie me papagallin e korces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?