Politikë

Berisha si ‘lepurush’ përballë NYT: Gabova kur e akuzova se mori 150 mijë euro nga Rama për një shkrim (VIDEO)

21 Shkurt, 15:58| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:14

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi një media prestigjioze si New York Times se mori 150 mijë nga kryeministri Edi Rama për të shkruar një artikull mbi blerjen e Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.

Menjëherë sapo gazetari Kenneth P. Vogel e nxori blof Berishën, ky i fundit u tërhoq nga akuzat si një lepursh përballë medias New York Times dhe pranoi me zë e figurë se ishte një gabim i tij kur e akuzoi median në fjalë se ishte paguar 150 mijë euro nga Rama për artikullin.

“Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit.

Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës. Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë. Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij”, tha Berisha për gazetarët.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?