Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke thënë se rezulton e dënuar me tre muaj burg dhe gjobë prej 1500 eurosh për falsifikim në vitin 2005 nga kolegji penal i Janinës.
"Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.
Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.", tha Berisha.
Ai deklaroi se dokumentin do ta paraqesin si provë, ndërsa hodhi akuza se administrata amerikan e Joe Biden u përpoq që ta fshihte këtë dokument pasi mund të hidhej në erë reforma në drejtësi.
"Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë.", thotë Berisha.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga Berisha (SHQIP)
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga Berisha (GREQISHT)
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Shërbëtor i Edi Ramës! Irena Gjoka delinkuente, e dënuar në Greqi, administrata Biden e fshehu (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
