TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, i shoqëruar vetëm nga një grusht militantësh. Pas daljes nga SPAK, Berisha nuk sulmoi vetëm Altin Dumanin, të cilin e quajti shërbëtor të Edi Ramës.
“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë”, tha Berisha, duke zbuluar shënimin që kishte lënë në SPAK.
Berisha sot kishte rezervuar të tjera sulme edhe për gjyqtaren e hetimit paraprak Irena Gjoka, për të cilën publikoi një dokument në bazë të të cilit pretendon se gjyqtarja e Posaçme ka fshehur një dënim në Greqi në vitin 2005 për falsifikim dokumentesh. Madje, Berisha sulmoi edhe Departamentin Amerikan, duke thënë se dokumentin e dënimit ishte fshehur edhe nga administrata Biden pasi hidhte në erë reformën në drejtësi.
“Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime”, tha Berisha.
Këtë dokument, pritet që mbrojtja e Berishës ta dorëzojë sot në seancën paraprake në GJKKO, ku gjyqtarja Flojera Davidhi duhet të vendosë nëse dosja e aferës Partizani, do kalojë ose jo për gjykim, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Kjo është një tjetër lëvizje e mbrojtjes së Berishës, për të zvarritur procesin të cilin e kanë mbajtur peng prej 6 muajsh në seancë paraprake.
Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, Sali Berisha sulmoi drejtësinë e re.
Por kur u pyet për dhunën e kandidatit të tij në Korçë, Bledjon Nallbati ndaj një shoferi, kreu i PD iu shmang gazetarëve duke iu thënë se duhej të shkonte në miting.
Kujtojmë që një ditë më parë, edhe pse shpëtoi "paq" pavarësisht se dukej në video duke goditur me grusht shoferin e kamionit, kandidati i Berishës sulmoi policinë se ka vepruar me urdhër politik.
Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke thënë se rezulton e dënuar me tre muaj burg dhe gjobë prej 1500 eurosh për falsifikim në vitin 2005 nga kolegji penal i Janinës.
"Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.
Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.", tha Berisha.
Ai deklaroi se dokumentin do ta paraqesin si provë, ndërsa hodhi akuza se administrata amerikan e Joe Biden u përpoq që ta fshihte këtë dokument pasi mund të hidhej në erë reforma në drejtësi.
"Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë.", thotë Berisha.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga Berisha (SHQIP)
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga Berisha (GREQISHT)
Komente

Nga kush grope e qelbur ke dalë ? E mbuloi USA dhe e zbuloi Asfalia e belerit Kush jane ato vemje qe te shkojne pas o "lexhende" e poshtersise ??
PërgjigjuLeh o leh po do fusësh bishtin në shalë në 11 maj o kërmë madhështor!
Përgjigju