TIRANË- Sali Berisha sulmoi Kolegjin Zgjedhor pasi i rrëzoi opozitës edhe 3 ankimet e fundit për rezultatin e zgjedhjeve në Durrës, Elbasan e Fier. Nga selia blu, në një konferencë me gazetarët, kreu i PD tha se vendimi i Kolegjit tregon nënshtrimin e gjykatësve, ndërsa tha se po mbrojnë farsën elektorale të Ramës.
“PD do të ndërmarrë të gjitha betejat që shqiptarët të votojnë të lirë. Vendimi i kolegjit është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin dhe nuk respektojnë. Mbrojnë qeverinë, farsën më të shëmtuar dhe bëhen pjesë e saj”, tha Berisha.
Për disfatën e thellë të 11 majit, ish-kryeministrit sot shfaqi një skenar të ri, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës se ka përdorur lejet e ndërtimit si mjet për të blerë votat. Berisha tha se gjatë periudhës zgjedhore janë dhënë 450 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, me përfitues kryesorë bandat e lidhura me narkotrafikun, të cilat, sipas tij, po kontrollojnë territorin dhe ekonominë e vendit përmes kartelit të ashtuquajtur "Troplinët".
“Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut, në periudhën këto të ndaluar me ligj që mund të jepeshin. Nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi. 450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore. Këtu nuk përfshihen mijëra e mijëra leje të dhëna për shtesa, rikonstruksione, etj, në mbarë Shqipërinë nga bashkitë e vendit”, tha Berisha.
Këtu, sulmoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.
“Sigurisht ne do të marrim çdo hap, kombëtar dhe ndërkombëtar, por të besosh se Altin Troplini merr akte dhe vepron kundër Edi Ramës dhe enturazhit të tij të afërm, do të thotë të mashtrosh veten tënde, minimumi", tha ai.
Berisha refuzoi të komentonte sherrin e ditëve të fundit për mandatin e Tiranës të Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit duke e quajtur çështje të brendshme të koalicionit.
“Asnjë koment për një debat të brendshëm mes dy eksponentëve të një koalicioni, mendoj se nuk më takon të komentoj debatin e tyre”, tha Berisha.
Duke folur për humbjen e thellë të 11 majit, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët.
Kreu i PD po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i Altin Dumanit, si një ndër personat që mund të ketë marrë pagesën. Edhe pse në fakt, Hajri është ende në kërkim për këtë ngjarje kriminale.
“Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët. Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit. Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim. Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë”, tha Berisha.
Sali Berisha u shfaq sot nga selia e blu duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për humbjen e thellë të 11 majit, sipas të cilit Rama bleu vota duke thënë 450 leje ndërtimi për narkotrafikun. Berisha mori përsipër të bëjë edhe disa llogari interesante. Berisha tha se ndërtimet miliona metër katrorë u ngritën mbi drogën dhe nëse bëhet analizë e 450 lejeve, ato sipas tij bëjnë minimumi 12 tonë kokainë, 10 tonë heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis.
“Ndërtimet miliona, miliona metër katrorë, u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve. Këto janë shqyrtim i shkurtër, por nëse bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Rama dhe mëkëmbësja Adelaja Rroka, ato bëjnë minimumi 12 tonë kokainë, 10 tonë heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis. Bëjnë 10 mln metër katrore ndërtime dhe territore”, tha Berisha.
Komente

Nese doktor Berisha tenton me demokraci me vote dhe merr mbi 40-45% te bashkive ne 2027 ne Republike i jep hov te madh partise , kandidatet mire do ishte ti shpallte qe ne 14 mars 2026 vitin tjeter per cdo zone keshtu kandidati ka 1 vit fushatë edhe dihen emrat e forte po mori 40-45% bashkive tregon nje rritje frikshme opozites reale te djathte konaervatore ! Duhet pranuar ne Europe ka rene konseervatorizmi shume parti Jane kthyer neoliberals/liberale pra bota moderne Po iken nga konservatorizmi
PërgjigjuBerisha po nget në korsinë e gabuar! Në vend që të gjejë gabime me zgjedhjet, ai duhet të pyesë veten: "Pse njerëzit nuk votuan për ne? Kush jam unë në këtë moshë?, Pse nuk do të dal në pension pavarësisht 4 humbjeve? Pse nuk ua lë politikën të rinjve"
PërgjigjuPo ku zbret maloku nga kali ai ēshtē mbreti i mashtrimit komonist , hajdut, kriminel. Sali Bajga.
Përgjigju