Duke folur për humbjen e thellë të 11 majit, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët.
Kreu i PD po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i Altin Dumanit, si një ndër personat që mund të ketë marrë pagesën. Edhe pse në fakt, Hajri është ende në kërkim për këtë ngjarje kriminale.
“Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët. Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit. Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim. Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha skenar të ri për disfatën e 11 majit: Rama bleu vota me 450 leje ndërtimi për bandat e narkotrafikut! Kolegji Zgjedhor mbron farsën
SI.E./r.k./ReportTv.al
