Politikë

Berisha takim me fermerët e Dimalit: Do ju kthejmë paratë, Ballkani i Hapur do hidhet në kosh të plehrave që javën e parë! 200 euro pensionet në fshat, s'ka më çmime monopol

2 Maj, 11:34| Përditesimi: 2 Maj, 14:37

  • Share

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në rrethe.

Ditën e sotme (2 maj), kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbritur në qarkun e Beratit, me një takim me mbështetësit në Dimal (Ura Vajgurore), një bashkëbisedim me fermerët e kësaj zone, ku u preantua edhe programi.

Berisha ishte i shoqëruar edhe nga deputetja italiane e Forza Italia, Erica Mazzeti.

Ky takim elektoral vjen një ditë pasi kryesocialisti Edi Rama ishte në këtë qytet dhe qark, po për miting në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

“Qeverisja socialiste për 12 vite e ka rrënuar fermerin dhe bujkun shqiptar. Akti i parë që do bëjmë ne, është kthimi i parave të shqiptarëve, nuk është slogan por program. Shteti merr vlerën e taksës së shtuar në çdo blerje që bëjnë. Fermerët japin 90% të prodhimit të brendshëm, që punësojnë 500 mijë shqiptarë. Ndërkohë që buxheti i shtetit nga qeveria e lënë për fermerët është vetëm 32 mln euro, subvencione total, në një kohë kur Maqedonia e ka 220 mln euro, Kosova 4-5 herë më të madh se ne dhe Serbia 6- herë më të lartë. Çfarë do ju bëjmë në, do ju kthejmë paratë, nga 32 do e bëjmë 230 mln euro subvencionin, për çro prodhim tuajin”, tha Berisha mes të tjerash.

Ai premtoi edhe pensionet e fshatit, duke thënë se do i njësonte me 200 euro.

“Pensionet në fshat? Në 100 ditët e para do e bëjmë 200 euro, pavarësisht nëse është i plotë apo i pjesshëm, nuk do ketë më pension nën 200 euro. Do kenë edhe kartën e konsumatorit pensionistët e fshatit, do hiqet çdo kriter nëse ke 1 apo 10 lopë, sipas krerëve që kanë, do hiqet krieri për hektarë, do subvencionohen sipas sipërfaqes që kanë. Ballkani i Hapur do hidhet në kosh që javën e parë! Qumështit pluhur do i vëmë taksën që meriton dhe qumështi juaj do shitet i gjithi, do ketë prioritet, s'ka më qumësht pluhur siç kanë bërë këta”, vijoi kreu i PD-së.

Berisha shtoi më tej dhe se "nuk do të ketë më çmime monopol".

"Nuk do ndodhë më si historia e Kristofor Kolombit me indianët, që u çonte pasqyra dhe u merrte floririn, jo, merr fund kjo histori, nuk ndodh më!", paralajmëroi ai, teksa iu referua problematikës së grumbulluesve të produkteve të fermerëve dhe bujqve.

Berisha denoncoi edhe lidhjet e oligarkëve me pushtetin, në lidhje me çmimin e naftës, duke thënë se ata i "shtrojnë dreka e darka Ramës dhe marrin naftë kontrabandë për jahtet e tyre, me miliona litra karburant".

Mes premtimeve të tjera që bëri ishin edhe rimbursimet e medikamenteve, ku theksoi se do të jetë e njëjta listë si ajo e qeverisë italiane.

Kreu i koalicionit PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore, u fokusua edhe te subvencionet, infrastruktura në fshat, ndihma direkte për fermerët si dhe ndëshkimi i importit të pesticideve të rrezikshme. 

“Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE. Dhe çdo import i tillë do shpallet krim i rëndë. Nuk ka pse të vijnë pesticide kancoregjene dhe t’ua prishin prodhimet ju. Këto i bën mafia, nuk i bën tregtari i ndershëm. I pari që do kapet duke shitur impute që nuk shiten në dy vende të BE, do dënohet për krim të rëndë”, tha ai. 

Kurse vetë fermerët folën për diskriminim sipas bindjeve politike. 

“Ai i mandarinave në paraburgim se ishte demokrat!”, tha një prej tyre gjatë bashkëbisedimit pyetje-përgjigje me Berishën.

Ora 11:59
‘Mund të flas për dy ditë pa ndërprerje...!’ Berisha ‘ngec’ dhe para fermerëve, ngatërron shifrat: 1 milionë euro... 130 milionë euro!

 

Teksa fliste para fermerëve të Dimalit në takimin elektoral, kreu i PD-së ‘ngeci’ përsëri teksa fliste për inceneratorin e Tiranës, të cilin e denonconte para të huajve në Kongresin e PPE-ve.

Ai ngatërroi shifrat, duke e korrigjuar menjëherë nga 1 milion euro, në 130 milionë euro.

Ky episod erdhi pikërisht pak sekonda pasi Berisha u tha të pranishmëve se “mund të fliste për 2 ditë me radhë para tyre pa ndërprerje”.

“Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi, s’do ketë më klasa me 40 nxënës, por me 25 nxënës, nuk do ketë më mesatare për shkollën e lartë për nxënësit, do shkollohen të gjithë. 

Mund të flas dy ditë rresht pa ndërprerje për vjedhjet e ministrave të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Po kthehem nga një Kongres, e thashë edhe dje, kur u tregoja të huajve se për djegësin e Tianës ishin harxhuar 1 milionë... 130 milionë euro dhe ai djegës nuk ishte ndërtuar, duhet t’ua shpjegoja dy-tre herë që ata ta kuptonin...!”, tha ai teksa ngatërroi shifrën e inceneratorit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 02/05/2025 18:10

    Se kush eshte kreu i agjentures se "qytetreve dixhitale" serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Salih Vuk Berisha, tashme ju e njihni me mire se une; vetem une ju them me profesionalizem nga pervoja e nje vendi te madh demokratik, se per Shqiperine Madheshtore [e Madhe] nuk ka asnje rruge tjeter qe e con ne Bashkimin Europian, pervec hapjes fillimisht te kufijve midis ish-shteteve nacionaliste te Ballkanit Perendimor. Shqiptareve ua kane vene ish-fqinjet shoviniste me forcen e armeve gjate dy Lufterave ballkanike 1912-1913.

    Përgjigju
  • populli: 02/05/2025 15:45

    te fala Fasllicit

    Përgjigju
  • Qifoja: 02/05/2025 13:05

    Gënjeshtar,mashtrues,vrasës,kurr nuk ke për ta marrë pushtetin me madhtrime mi kriminel i lindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?