Berisha: Të përdorim Facebook, Instagram dhe Tik Tok! Janë armë të fuqishme në duart tona për fitore

9 Tetor 2022, 12:13| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 14:28

  • Share

 

Sali Berisha teksa ka folur për zgjedhjet vendore ka përmendur faktorët që sipas tij mund të sjellin fitoren e opozitës kundër mazhorancës. Ai tha se misioni i demokratëve është takimi me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.

“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria, kur burimet financiare i ka qeveria. Atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi.

Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët. Të takojmë të takojmë të takojmë njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale.

Janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë. Secili prej nesh duhet të ketë një kohë të caktuar t’i kushtohet këtij misioni”, deklaroi Berisha.

Ai tha se “një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret më pak se ç’duhet janë rrjetet sociale, ‘Facebook’, ‘Instagram’, ‘tik tok’”.

“Ne sot partia në pushtet na dominon, ka 2-3-fishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita.

Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit.

Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, deklaroi Berisha.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet vendore 2023, Berisha me 'shpresë' nga BE edhe pse flitet për një 'Non Grata': Një erë ndryshimesh po vjen nga Evropa


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?