Për ish kryeministrin Sali Berisha fitorja e së djathtës në disa vende të Evropës, është ogur i mirë edhe për Partinë Demokratike. Ai thotë se brenda tetorit PD e Rithemelimit do të nxjerrë emrat e kandidatëve për bashkitë kryesore ndërsa kërkoi që takimet të nisin. Krah tij, u shfaq ish deputeti Gerti Bogdani, pretendent për kandidat për Bashkinë e Tiranës. Në një konferencë, Berisha theksoi edhe rolin e grave në parti.
Berisha është i vetëdijshëm që gara elektorale për pushtetin vendor do të jetë e vështirë, sidomos në situatën që ndodhet sot Partia Demokratike.
“Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi gjithë trashëgiminë, gjithë programin për të ardhmen për tu dhënë përgjigjen më të cmuar sfidave që na presin”- tha Berisha,,
Fitorja e së djathtës në disa vende të Europës, me të cilave edhe në Italinë fqinje, për ish kryeministrin është një ogur i mirë. Direkt pas fitores së të djathtës në Itali, Berisha ishte ndër të parët që uroi Giorgia Melonin e ndërsa kjo e fundit, i dërgoi edhe një letër falënderimi ku shprehu edhe mbështetjen për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë e re italiane. Edhe pse flitet për një mundësi shpalljeje Non Grata edhe nga BE, Berisha shprehet i sigurt se do afrohet gjithnjë e më shumë drejt fitores.
Berisha thotë se brenda tetorit, do të zgjidhen kandidatët e opozitës për bashkitë kryesore. Në pritje të emrave, kreu i PD së Rithemelimit kërkon që takimet të nisin dhe të bindet shtresa gri. Sipas Berishës, shtresa gri do të bindet në saj të rrjeteve sociale, Tik Tok, Facebook dhe Instagram.
Sali Berisha teksa ka folur për zgjedhjet vendore ka përmendur faktorët që sipas tij mund të sjellin fitoren e opozitës kundër mazhorancës. Ai tha se misioni i demokratëve është takimi me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.
“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria, kur burimet financiare i ka qeveria. Atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi.
Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët. Të takojmë të takojmë të takojmë njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale.
Janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë. Secili prej nesh duhet të ketë një kohë të caktuar t’i kushtohet këtij misioni”, deklaroi Berisha.
Ai tha se “një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret më pak se ç’duhet janë rrjetet sociale, ‘Facebook’, ‘Instagram’, ‘tik tok’”.
“Ne sot partia në pushtet na dominon, ka 2-3-fishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita.
Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit.
Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një gafë gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme për kuotat gjinore në radhët e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Teksa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për dy herë drejtuesit të saj Ulf Kristerson, si zonjë për të hequr paralele me atë që synohet të arrihet në Shqipëri.
“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave derisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre si ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro...? është burrë? Më falni.
...e udhëhequr nga zonja Ulf... Kristerson… është burrë? Më falni. I apologize. Ne do respektojmë kuotat, për këshillat është më e lehtë. Do shikojmë mënyrën si ta respektojmë këtë për qytetar të parë”, deklaroi Berisha.
Lideri Suedez, Ulf Kristersson
Berisha u pyet edhe për primaret ku tha se qëllimi është të mbyllen gjatë muajit tetor.
Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha. Megjithatë varet, dmth nuk ka shumë procedura demokratike, mirëpresim kandidimet dhe propozimet, do jetë një garë e hapur.
Do të bëhen listat e simpatizantëve, kanë shumë rëndësi, do të bëhen nga seksionet e PD, cdo kryetar sesioni e grupsesksioni do regjistrojë sipmatizantët, do bëjmë gjithcka që simpatizantët të votojnë.- tha Berisha.
Ish kryeministri Berisha u shpreh se një valë ndryshimesh po vjen nga Evropa, që do mundësojë vazhdimin e betejës. Edhe pse flitet për një mundësi shpalljeje Non Grata edhe nga BE, Berisha shprehet i sigurt se do afrohet gjithnjë e më shumë drejt fitores.
‘Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi gjithë trashëgiminë, gjithë programin për të ardhmen për tu dhënë përgjigjen më të çmuar sfidave që nap resin, kemi miqtë tanë që po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Evropës, në Suedi e Itali, shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin, ndaj dhe të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryhen në Evropë, ta vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj që me çdo ndryshim, afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.’- tha Berisha
Po te shpalli edhe europa non grata me mir ik vete o sali mos te ngreje populli ne ajer
PërgjigjuNe lajm i ri nga europa : Sapo i futi gishtin sales.
PërgjigjuO Shoku Sali po pse me ktë derdimenin Gerti Bogdani do konkurosh ti o Salhe. Po hik mor Shoku sSalhe nga politika e lërja stafetën rinis koha jote ka mbaruar o i uruar.
PërgjigjuEr ndryshimesh po vjen se do zerohesh ti ne cdo aspekt hahah
PërgjigjuOre si spusho naj her ky non grata le te gezoj kto gradat qe ka
PërgjigjuPerfundimisht ky njeri ka rrjedh komplet, mir do ishte ta cojn me ndonje azil pleqsh sesa ta lejn te flasi brockulla
PërgjigjuEvropa do tvej titullin nongrata ti pret mbeshtetje, hajde budalla hajde
PërgjigjuTe perdorim Tik Tok thote i rrjedhuri , o ku ka vajtur puna dhe idiotesia, ti nuk do titullin Prof.Dr po do titullin RR.K
PërgjigjuA kush te vjen mbrapa ty marre i qofte , qe ca ste pjell mendja dhe kujton se mashtron popullin.
PërgjigjuI mbaroi punet nga afrika ky ? Jo per gje se mos e ka mendjen e zene. Vaj medet PD!
Përgjigju