TIRANE- Pikërisht më 15 mars, që përkon dhe me 17 vjetorin e masakrës së Gërdecit (15 mars 2008) ku humbën jetën 26 persona, dhe ku rezulton e përfshirë familja e Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur protestë me alibinë e mbylljes së rrjetit social TikTok në Shqipëri.
Në një reagim përmes një videomesazhi kryeministri Edi Rama thotë se mbyllja e TikTok nuk ka të bëjë me shkelje të lirisë së fjalës as për zgjedhjet, dy kauza të cilat i përmend kundërshtari i tij politik.
“Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e TikTok duke mos shkuar në shkollë e prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët kundër mësimit e të dalin në shesh për TikTok. Kjo është këneta jonë opozitare e filozofia e saj. Kjo ka qenë e do të jetë, derisa të ketë bufin që vigjëlon nga ballkoni mbi të gjithë gjindjen poshtë në kënetë duke kthyer përfaqësuesit e popullit opozitarë në ca zvarranikë e insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke helmuar pa pushim corbën e debatit politiko mediatik shqiptar. 95% e prindërve e mësuesve na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë.
Madje kërkuan dhe më shumë se kaq. Ndërkohë që ne u futëm në dialog konstruktiv me kompaninë TikTok e presim të shohim planin e premtuar të saj të sigurisë së shtuar për fëmijët tanë. Kompania ka thënë se do ta bëjë e do e vërë në dispozicion brenda pak muajsh.
Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar ka të bëjë me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre.
E para nuk ka të bëjë gjëkundje me lirinë e fjalës e zgjedhjet. Unë uroj të jetë e përkohëshme e do të zgjasë derisa kompania të na japë një plan bindës sigurie për prindërit në edukimin e fëmijëve.
Por a është vërtetë shqetësimi kryesor i ish-kryeministrit, që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën “Partizani”, rinia dhe fjala e lirë?
Rama thotë se thirrja e protestës është lajthitje e rrezikshme e Berishës të cilin e quan bufi i kënetës dhe se shqiptarët duhet të zgjedhin mes PS që çon Shqipërinë në BE dhe Berishës që rikthen vendin në gropë.
Apeli i bufit të kënetës për fëmijët që të mos shkojnë në shkollë apo t'i bashkohen bashkë me prindërit në protestë armatës së tij besoj se duhet marrë tejet seriozisht si simptomë lajthitjeje e rrezikshme. Të bën për të qeshur kur sheh karavidhet e Shqipërisë madhështore, por nuk është më për të qeshur kur shkon deri tek fëmijët dhe i përfshin ata në kënetën e paskrupullt.
A je trembur? Ke filluar të merresh me bufin se nuk e zije me gojë prej kohësh?
Nuk është çështje trimërie, por ardhmërie apo fikjeje për Shqipërinë. Disa u duhet kujtuar se Shqipëria nuk mund të hyjë në diskutime nëse do të bëhet njësh me ne për të futur fëmijët në Europë apo për tu bërë me bufin e TikTok për tu zhytur bashkë me fëmijët në gropë.
Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas rreth një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Komente
