Sali Berisha

Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni

6 Dhjetor, 15:10| Përditesimi: 6 Dhjetor, 15:20

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike braktisën protestën e thirrur sot nga Ilir Meta para SPAK. Në konferencën për mediat, kryetari i PD tregoi edhe përse nuk morën pjesë në protestën kundër arrestimit të Metës. Berisha thotë se kishin ftesë, por nuk morën pjesë duke qenë se nuk ishte organizim i koalicionit, por i Partisë së Lirisë.

“Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot.

Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe pr.ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Berisha thotë se ky është një mashtrim publik i PS. Kjo pasi sipas tij, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

“Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale.

Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues. Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj. Por narko-shteti, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet “do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.”

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/12/2024 03:14

    O Berishe ,e kalove lumin per vete,tani i le potkojte Metes! S.d.q ky ishte /nder/ i kthyer per Meten,se dhe ai /u keput/ duke protestuar per ty kur ishe ne arrest shtepie.Justifikimet e tjera qe thua,nuk i beson askush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?