Berisha: U vu sekreti sepse emrin e presidentit e zgjedh Edi Rama, kjo dëshmon se kemi të bëjmë me narkoshtet

21 Prill 2022, 10:04| Përditesimi: 21 Prill 2022, 10:44

  • Share

 

Ish kryeministri Sali Berisha tha jashtë selisë blu që kryeministri Edi Rama do e zgjedhë vetë emrin e presidentit. Sipas tij, kjo tregon se kemi të bëjmë me narkoshtet pasi mund të propozohen 30-40 emra, por Rama do të zgjedhë atë që do edhe sikur të mos jetë propozuar.

Berisha: Unë i quaj ato votime nul and void, të paqena. Nuk mund të pranoj vendime të paqena. Ata kanë bërë zgjidhjet e tyre, personalisht unë denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit. Imagjinoni kur zhvillohet në zarfe sekrete brenda grupit parlamentar, se si do të jetë me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregulla të cilat duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni mua, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar. Ai që do Edi Rama. Mund të kenë propozuar 40 emra dhe ai zgjedh emrin që do. Prandaj u vu sekreti. Thirret shoqëria civile, i thonë dërgoni email. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me narkoshtet. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces të tillë. Ai fare mirë të procedojë me votat e tij por jo të poshtërojë të tjerët.


Lajmi kryesor:

Negociatat me PS për Presidentin, dështon mbledhja e grupit të PD! Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Ballës, as Rama s'të përfill! Kreu i grupit: S'ke asnjë rol në parti, vjen bën zhurmë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?