Diskutimet brenda Grupit Parlamentar të PD, për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me negociatat me PS për zgjedhjen e Presidentit të ri, dështuan. Edhe këtë herë shkak u bënë problemet e brendshme të PD dhe debatet mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, injoroi 'Rithemelimin' si pjesë të diskutimeve për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri, duke thirrur Alibeaj, ndërsa Berisha reagoi sot duke e cilësuar atë si 'peng të mazhorancës'. Në mbledhje Berisha iu drejtua Alibeajt duke i thënë se ai nuk është i zgjedhuri i Grupit Parlamentar, por i Taulant Ballës, ndërsa ai iu përgjigj se nuk është peng i askujt.
I ashpër ka qenë reagimi i Flamur Nokës, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.
Pas mbledhjes, ish kryeministri Sali Berisha foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn. Përveç kësaj, shtoi se kryeministri Edi Rama do e zgjedhë vetë emrin e presidentit pavarësisht nëse është propozuar apo jo.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar, Enekelejd Alibeaj i konsideroi debatet e Berishës si 'zhurmë', teksa tha se ai merr pjesë në mbledhje edhe pse nuk ka asnjë rol. Për diskutimet për Presidentin e ri, Alibeaj tha se do të ketë një mbledhje tjetër ku do të merret mendimi i të gjithë deputetëve e më pas do të dilet me një qëndrim të sintetizuar.
Debati në mbledhje
Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekrete.
Alibeaj: S’jam peng i askujt.
Ndërhyn Flamur Noka me ton të lartë duke thënë: “Mos i ndërprit fjalën”.
Nga ana tjetër, Albana Vokshi i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar (Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Baçi) që të cilësohen si deputetë të grupit parlamentar të PD.
Vokshi: Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend.
Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.
Në fund të mbledhjes pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ditën e djeshme, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale.
Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.
Kjo u ra dakord pas takimeve që u mbajtën në Kryesinë e Kuvendit me Taulant Ballës e Elisa Spiropalit nga PS dhe Fatmir Mediu dhe Mesila Doda nga opozita, takim që ka zgjatur rreth 45 minuta.
Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë mazhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ditën e djeshme, Edi Rama tha se socialistët kanë vetëm 2 kushte, që të jetë një figurë normale dhe jo politike, pra sipas tij e kundërta e Ilir Metës.
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.
Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Aliebaj ka ftuar mediat në mbledhjen e radhës.
“Jeni të ftuar në mbledhjen tjetër të Grupit Parlametar, jeni të mirëpritur.”, tha ai.
Pas mbledhjes së zhvilluar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se lidhur me cështjen e presidentit PD ka vendosur të dalë përballë kryeministrit Edi Rama, të “grisë” fasadën e krijuar me zarfet dhe mos të shmanget me bishtin ndër shalë.
"Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. Njëra rrugë është me bishtin ndër shalë të shmangemi. Përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Edi Ramën, por duke t’ua grisur fasadën me zarfe. Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do respektoje figurën e presidencës.", u shpreh ai.
Për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë 'zhurmë'. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeja tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.
"Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij", tha ai.
Berisha u pyet nga gazetarja Danjela Maloku pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD nëse ka një emër për Presidentin e ri.
“Mund të propozosh po të kesh vota. S’kemi pse tallemi me veten”, u përgjigj Berisha, ndërkohë që disa ditë më parë tha se pranon të negociojë vetëm nëse ai do ta propozonte emrin.
Ish kryeministri Sali Berisha tha jashtë selisë blu që kryeministri Edi Rama do e zgjedhë vetë emrin e presidentit. Sipas tij, kjo tregon se kemi të bëjmë me narkoshtet pasi mund të propozohen 30-40 emra, por Rama do të zgjedhë atë që do edhe sikur të mos jetë propozuar.
Berisha: Unë i quaj ato votime nul and void, të paqena. Nuk mund të pranoj vendime të paqena. Ata kanë bërë zgjidhjet e tyre, personalisht unë denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit. Imagjinoni kur zhvillohet në zarfe sekrete brenda grupit parlamentar, se si do të jetë me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregulla të cilat duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni mua, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar. Ai që do Edi Rama. Mund të kenë propozuar 40 emra dhe ai zgjedh emrin që do. Prandaj u vu sekreti. Thirret shoqëria civile, i thonë dërgoni email. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me narkoshtet. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces të tillë. Ai fare mirë të procedojë me votat e tij por jo të poshtërojë të tjerët.
Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn.
“Në mbledhjen e grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohej kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Së dyti denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidenti, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një procese të cilën në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerr nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon”, tha Berisha.
Ish-kryedemokrati Lulzim Basdha dhe mbështetë3sit më të afërt të tij kanë bojkotuar sërish mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Grupi i PD është mbledhur sot për të diskutuar mbi çështjen e Presidentit të ri, megjithatë Lulzim Basha mungon në tryezën e diskutimeve, e bashkë me të edhe Gazment Bardhi, Grida Duma e Jorida Tabaku.
Mungojnë në mbledhje:
Lulzim Basha
Gazment Bardhi
Grida Duma
Jorida Tabaku
Agron Gjekmarkaj
Luciano Boci
Tomor Alizoti
Xhelal Mziu
Edi Paloka
Flutura Acka
Helidon Bushati
Alfred Rrushaj
Elda Hoti
Emilja Koliqi
Fation Veizaj
Fedinand Xhaferraj
Kastriot Piroli
Kreshnik Collaku
Sorina Koti
Dikur ne disa vende te botes,kane qene disa skllever, detyra e te cileve,ishte qe t'u fshinin pasanikeve te pasmet kur shkonin te clironin veten ne banjat publike.Lidhja Noka-Berisha me kujtoi kete fakt historik.Sa per Alibeaj,ai duhet t'a marre me seriozisht pranine e Berishes ne mbledhje.Vertet qe ben zhurme,por ajo zhurme po ju percan aq shume,sa dhe nje mbledhje per te nxjerre dy emra nuk jeni ne gjendje t'a perfundoni me nje vendim.Nuk duhet t'a lejoni Berishen te marre pjese ne mbledhjen e grupit te PD,po keshtu dhe sejmenet e tij!Nuk e shikoni deklaraten e Vokshit qe eshte e vetedijshme qe jane grup i perjashtuar dhe ju prape i lejoni?!Mos beni te njejtat gabime qe beri dhe Basha me Berishen.Mos e lejoni,mos e nenvleftesoni!
PërgjigjuO kta nuk mblidhen dot me veten jan nda ne copa. Saliut i vjen plasja se sdo e vendosi vet kte radh presidentin
PërgjigjuBerisha sduhet te jete fare aty , eshte kthyer ne nje parti te vdekur te mbaruar
PërgjigjuPD me shume do qe te hakmerret se sa te punojne per popullinnn…Per vite me radhe e ka vjedhur poopullinnn
PërgjigjuPo kur kan rezultuar ndonjher pozitive mbledhjet e PD qe duhet te kishim shpresa qe do te ishte tani.Berisha duhet te largohet perfundimisht nga politika se vetem keq na ben.
PërgjigjuPo juve kush po ju perfill ? O non grada shko rri ne shpi shijo ditet e pleqerise se ska me vlere fjala jote as ne partine tende .
Përgjigju