Politikë

Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’

4 Korrik, 13:18| Përditesimi: 4 Korrik, 15:51

  • Share

Sali Berisha foli sot për ultimatumin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtorëve të Bashkisë Vlorë, duke e quajtur ndërhyrje në kompetencat e qeverisjes vendore dhe një shkelje të rëndë. Por ai shtoi se drejtorët po bëheshin “koka turku” për të mbuluar atë që ndodhte në të vërtetë në Vlorë, mbushjen e bregdetit me ujëra të zeza dhe djegien e tonelatave me mbetje nga fusha e plehrave, duke helmuar me tym kancerogjen qytetarët vlonjatë.

Madje e njëjta situatë sipas tij ishte edhe në Elbasan, që e cilësoi si krimin më të rëndë në memorien e tij, që kishte edhe mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e quajti Altin Troplini. I pyetur nga gazetarët për takimin e Ramës në Vlorë ai tha:

“Qëndrimet e Ramës janë dëshmi flagrante të asaj që kemi denoncuar ne dhe bota, të partisë shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjesohen kompetencat e qeverisë vendore. Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, si karta e kongresit të autoriteteve lokale e rajonal, për autonomi të plotë të qeverisjes qendrore nga ajo vendore. Ne nuk i pranojmë akte të tilla që ndodhin sot si në Korenë e Veriut apo dikur në diktaturën Staliniste. Nuk ka asnjë tagër që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore. Këto veprime përfaqësojnë, shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, akt i prerjes së kokave të turkut. Pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe katandisur në Vlorë në nivel standardesh që s’i ka pasur kurrë, mbush brigjet me ujra të zeza dhe djeg çdo dy javë qindra tonelata plehra dhe helmon Vlorën, u jep atyre si kocka disa drejtorë. Të cilët nuk u tha se çfarë urdhri nuk kanë zbatuar të kryetarit të bashkisë, të cilët marrin urdhra nga kryebashkiaku dhe jo kryeministri, gjithçka për t’u mbuluar”.


Lajmi kryesor:

Berisha nuk heq dorë nga farsa elektorale e 11 majit, shfaq dhe një video: Narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?