Politikë

Berisha: Vangjush Dako u dërgua në qeli për t'u takuar me Veliajn, i bëj thirrje të mos bëhet spiun 

22 Shtator, 13:25| Përditesimi: 22 Shtator, 14:45

  • Share

 

Në konferencën për mediat, Sali Berisha shënjestroi edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili u rikthye në burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, ku i duhej të kryente edhe 10 ditë burg. Dako u dërgua dje në burg për shkak se ndodhej i shtruar në spital, ndërsa do duhet të bëjë dhe 5 ditë burg. 

Kreu i PD hodhi akuza se ai është dërguar vetëm për t'i dhënë informacione Veliajt. 

"Mbrëmë Veliaj ka fjetur me Gjushin në qeli. E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre. Do të respektohen të gjithë rregullat. Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është...", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kush do të jetë rivali i Manastirliut për Tiranën? Berisha i shmanget pyetjes: PD ka disa kandidatura, mund të dalim me një emër opozitar (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?