Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të folur sot në Kuvend, në një seancë tepër të tensionuar, ku opozita ka bllokuar foltoren.
Teksa Ruçi ka ndërprerë për të disatën herë seancën, duke përjashtuar deputetin Flamur Noka nga Kuvendi, pasi i hodhi mille kryeministrit Edi Rama, Berisha është lidhur me një video-live nga seanca plenare. Berisha i ka kërkuar Ruçit të mbyllë seancën, duke i thënë se sot nuk ka Parlament dhe as diskutim.
“Të nxjerrin jashtë Edi Ramën. Hapni 'Facebook' të gjithë, të komunikojmë me popullin, i ka nxjerrë mediat jashtë. Z. Ruçi s’ka Parlament, s’ka diskutim”, shprehet Berisha.
Komento