Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka organizatë kriminale dhe vijon me thirrjet për protestën që ka thirrur më 11 shkurt. Në një takim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se e shtuna do të jetë ditë e nxehtë dhe përmend shpopullimin si një faktor që pretendon se e ka shkaktuar qeveria e Ramës.
“E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparin e revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori.
Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale. Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin.
Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE”, thotë Berisha.
Në përditësim...
Lajmi kryesor:
Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni Erion Veliajn! Duhet gjuajtur me vezë e domate kudo që kalon! Po vjedh paratë tuaja
//ReportTv.al