Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni Erion Veliajn! Duhet gjuajtur me vezë e domate kudo që kalon! Po vjedh paratë tuaja

9 Shkurt 2023, 19:53| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 21:23

  • Share

Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të sulmojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës me vezë dhe domate kudo që kalon. Përgjatë takimit me demokratët e degëve 6, 7 dhe 16 në Tiranë, ish kryeministri nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e cilësoi “hajdut” dhe pretendon se po vjedh paratë e familjeve.  

Në fokus të fjalës së Berishës ishte edhe protesta e 11 shkurtit dhe paralajmëroi përballje dhëmb më dhëmb me qeverinë. Duke iu referuar protestës të së shtunës, thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se do të jetë një ditë e nxehtë.

“Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen.

Nuk digjet asnjë ton, depozitohen si 25 vite më parë dhe u taton ju, 29 euro. A lejohet ky njeri të qarkullojë nëpër Tiranë. A nuk është një hajdut i secili prej jush. A nuk është një hajdut i cili vjedh familjet në Tiranë. A nuk duhet gjuajtur me vezë, domate, kudo që kalon. Çfarë është ky, më thoni, çfarë na bëjnë këta ne.

Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rresht, kudo që të jetë, ky duhet gjuajtur vezë dhe domate. Këtij i duhet treguar vendi, nuk ka turp dhe cipë. Ku i çon paratë, i çon në Iran. Ta dini nga unë ju, i çon në Iran, të dalë të thotë jo”, tha Berisha.

Ndërkohë Sali Berisha nuk kurseu edhe akuzat ndaj Ramës se axhendën e asimilimit të PD po vijon edhe me mos-regjistrimin e PD së drejtuar prej tij. Nga ana tjetër, sot u publikua kërkesa e Berishës për protestën, ku njoftohet fillimi i saj, në orën 12:00, por jo përfundimi. Paralel me takimet e Sali Berishës, me demokratët këtë të enjte u shfaq edhe ish kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin zgjedhjet vendore duket se po e risjellin sërish në skenën politike.

Ora 22:45
Flamur Noka: Lumin e njerëzve më 11 shkurt s'ka shesh që e mban! Rama s'do gjejë paqe as në Surrel! Do shpërthejë revolta

1670348034_1653396522flamurnoka.jpeg

Deputeti i PD, Flamur Noka duket se është bërë gati për protestën e 11 shkurtit pasi thotë se do të shpërthejë revolta aq shumë sa Edi Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpinë e tij.

Në një intervistë televizive, Noka u shpreh se do të jenë në shesh të gjithë qytetarët përveç mazhorancës, që i cilëson si “banda e Rilindjes që nuk ka arsye të protestojë”.

“Lumin e njerëzve nuk ka shesh që i mban. Jemi duke nisur një revolucion. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen nuk do të gjejë paqe as në Surrel. Nuk ka paqe. 

Do ta shohim çfarë do të ndodhë. 11 do jetë dita e parë e shpërthimit të revoltës. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, edhe mosbindja civile.

Nuk ka orar dhe afat, sipas ligjit ne vetëm njoftojmë nuk i kërkojmë leje askujt. Kemi sjellë demokracinë që mos të marrim leje kur protestojmë. 

Vetëm Rama, banda që quhet qeveri e Aldat e qeverisë, vetëm këta nuk kanë arsye për të protestuar, vetëm derrat e majmë të Rilindjes”, tha Noka.

Ora 21:20
Demokrati i flaktë përballë Berishës: S’kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Ramës! Të shkojmë në bulevard sa për një lopatë dhè (VIDEO)

Një demokrat i flaktë ka folur përballë Sali Berishës duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Prej komentit të tij, ish kryeministri buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.

Demokrati Përparim Rama vijoi fjalën e tij para banorëve të degëve 6,7 dhe 16 të Tiranës, me të cilët Berisha po zhvillonte takim, duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.

Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

Sali Berisha: Një nga themeluesit.

Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.

Ora 19:46
Berisha vijon akuzat ndaj Ramës: Bashkë me grupin e tij sillet si organizatë kriminale! Të shtunën do e përmbysim regjimin më karikaturë në histori

 

Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka organizatë kriminale dhe vijon me thirrjet për protestën që ka thirrur më 11 shkurt. Në një takim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se e shtuna do të jetë ditë e nxehtë dhe përmend shpopullimin si një faktor që pretendon se e ka shkaktuar qeveria e Ramës.

“E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparin e revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori.

Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale. Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin.

Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE”, thotë Berisha.

Në përditësim...

Komento

Komente

  • Shaban Kela: 10/02/2023 06:57

    Ky përparim Rama është një idjot i ler ka qen Veteriner e punonte në kombinat të mishit një servil i pështir një b*th lëpirës i flliqur. E ky idjot i ler do rëzoi Ramën me sali KRIMINEL,HAJDUT BAJGËN. Imagjinoni të vin kta në pushtet se çfar i bëjn Shwipris ? E djegin e bējn tok e xanme.

    Përgjigju
  • aleksadros: 10/02/2023 05:21

    sa here berisha ka siklet para dretsise therret pere kryengritje ,sikur nuke e dime ne kushe eshte ai e si na ka hudhehequr yyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • George: 10/02/2023 03:27

    Nga keto thirrje kuptohet fare qarte se Sali Berisha ka informacione te sigurta mbeshtetet nga organet e zbatimit te ligjit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ardi: 09/02/2023 23:46

    O noku do hash nonje presh si tritan shehu sali kopili ashtu do se esht kurv dhe bir kurve, po gjynah se nuk ka ate martinin nga laci me i sjell ca trima dhe fonde .

    Përgjigju
  • O Berish: 09/02/2023 23:20

    I qen morrash ti rruash topet Lali.

    Përgjigju
  • Biu: 09/02/2023 22:18

    Po kushtojne more vezet edhe domatet,,,,, apo ti doktorrr nuk e ke problem se ti ke para!!!!!

    Përgjigju
  • Jimmy: 09/02/2023 22:09

    Berisha te ka nxjer mallin e gomarit mo koqe kanari!!po ju con mish per top!!do hani te gjatin do ngeleni me keq se ckeni ngelur!turp fare e keqe mbeshtesni nje kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?