Demokrati i flaktë përballë Berishës: S’kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Ramës! Të shkojmë në bulevard sa për një lopatë dhè (VIDEO)

9 Shkurt 2023, 21:20| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 21:25

  • Share

Një demokrat i flaktë ka folur përballë Sali Berishës duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Prej komentit të tij, ish kryeministri buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.

Demokrati Përparim Rama vijoi fjalën e tij para banorëve të degëve 6,7 dhe 16 të Tiranës, me të cilët Berisha po zhvillonte takim, duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.

Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

Sali Berisha: Një nga themeluesit.

Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.


Lajmi kryesor:

Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni Erion Veliajn! Duhet gjuajtur me vezë e domate kudo që kalon! Po vjedh paratë tuaja


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?