Pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës detyrim paraqitje, Sali Berisha nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, duke thënë se është pjesë e politikës së George Soros për ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Më tej sulmoui Ramën dhe Veliajn, duke krahasuar kryeministrin me Escobar, pasi sipas tij ka marrë peng gjykatës dhe prokurorë të Veliajt.
'I lashë Altin Lalës, letrën që vijon. Kreut të kësaj organizate kriminale Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës George Soros dhe kukullës në Tiranë Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtën fat do ketë në Shqipëri, firmosur Sali Berisha.
Unë sot, do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk, të narko-qeverisë dhe narko bashkisë Rama të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve 80 kur Eskobar sulmoi gjykatën dhe aty pati viktimat të tëra. Pas 40 e ca vitesh, Ediscobar kreu të njëjtën akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në historinë e botës ka vetëm 2 raste, ka rastin Escobar dhe rastin Ediscobar. Ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe pra gjykatave por protestë shtetërore, është grusht shteti. Garantoj Ramën dhe Veliaj se ky element, do ju regjistrohet dhe do ndëshkohet në mënyrë shembullore. E kuptoj se çështja kryesore, është e Lali Vjedhësit, Erion Faqeziut.
Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për të katandisur çështjet tek brendshmet dhe jashtmet e Jolkës. Kjo është një mashtrim që u serviret shqiptarëve. U them dhe një herë se gardëroba e Ajolës, e barabartë me Lajla Assad. Kur zbriti nga avioni dogana e Moskës i numëroi garderobën, dhe i nxori 1 mln që kishte marrë me vete. 1 mln garderoba e Ajolës është e ndërtuar me vjedhje taksash. Propaganda do të fshehë dhjetra kompani të krijuara nga familjarë të Ajolës dhe Erion. Si nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt? Kanë vjedhur paratë e taksapaguesve rë SHBA dhe BE.'
Lajmi kryesor:
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
G.K/r.k./ReportTv.al