TIRANË -Edhe pse kërcënoi Ramën dhe këdo që ishin para GJKKO, më 12 shkurt në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish kryeministri Berisha u paraqit vetë me militantë e deputetë mbështetës sot paradite në SPAK për të respektuar vendimin e ‘detyrimit me paraqitje’ në kuadër të hetimeve për Aferën Partizani
Kërcënoi edhe një herë hapur se qëllimi i tij është shkrirja e SPAK dhe dënimi si kriminelë i prokurorëve të posaçëm nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.
Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë.
Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht.
Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu.
Pasi doli nga SPAK, i rrethuar nga pak militantë e deputetët mbështetës kërcënoi Altin Dumanin.
'I lashë Altin Lalës, letrën që vijon. Kreut të kësaj organizate kriminale Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës George Soros dhe kukullës në Tiranë Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtën fat do ketë në Shqipëri, firmosur Sali Berisha.
Mesazhin se do të luftojë SPAK- un e përforcoi edhe më shumë gjatë një konference për mediat në mesditë, ku paralajmëroi edhe burgosjen e Altin Dumanit, I cili sipas tij fle mbi dosjet zgjedhore
Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani tha ai.
Por nëse ish kryeministri e quan presion praninë e mbështetëve të Veliajt para SPAK e GJKKO-së, pse nuk mund të quhet e tillë prania e militantëve demokratë? Berisha ka këtë përgjigje.
"“Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit”, tha Berisha në podiumin e ngritur para SPAK.
Qëndrime totalisht të kundërta brenda pak minutave, që përveç absurditetit tregojnë 2 standardet e Berishës, i cili teksa akuzon për ‘marrje peng të gjyqtarëve dhe prokurorëve’ në grumbullimin e mbështetësve të Veliat më 12 shkurt, mbledh vetë militantë kur shkon në SPAK si i pandehur për aferën Partizani.
Me standard të dyfishtë, duke mos dalë dot nga tradita e tij politike, Berisha i vijoi sulmet ndaj personazheve të drejtësisë, të cilët i kanë rezistuar kur ai ishte në qeverisje.
“Mos investoni në tipa si Zef Brozi apo Kreshnik Spahiu, duhet të ndiheni të turpëruar" tha ai.
Kryetari i PD-së Sali Berisha mbërriti në SPAK në orën 10:00 në zbatim të masës detyrim paraqitje, të vendosur lidhur me hetimet e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani.
Nga podiumi i përgatitur për të mbajtur një fjalë Berisha kërkoi dorëheqjen e Ramës
I them Edi Ramës jep urgjent dorëheqjen për vjedhjen e taksapaguesve amerikanë. Kthej mbrapsht paratë e vjedhura. Nuk do i paguajnë shqiptarët. Po bëhet audit vendi më i lakuar për vjedhjen përmes Sorosit është Edi Rama e Erion Veliaj' tha Berisha.
Këtë herë militantët që kishin shkuar për ta mbështetur ishin të paktë. Ndërkohë policia kishte marrë masa duke vendosur shirit sigurie.
Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha foli me gazetarët. Sërish ai tha se kishte me vete disa detaje nga përgjimet e dosjes Toyota Yaris, për Taulant Ballën. Sipas Berishës, Balla do pastronte komisariatin nga Boerët, që mund të ishin policë të ndershëm, ose të lidhur me banda rivale.
'Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fetahu, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës. Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto. Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.
Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat. Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit. E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa. Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.'
Sali Berisha deklaroi para SPAK, se nëse fiton në 11 maj SPAK do shkrihet ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit.
'Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky. Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij.'
Pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës detyrim paraqitje, Sali Berisha nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, duke thënë se është pjesë e politikës së George Soros për ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Më tej sulmoui Ramën dhe Veliajn, duke krahasuar kryeministrin me Escobar, pasi sipas tij ka marrë peng gjykatës dhe prokurorë të Veliajt.
'I lashë Altin Lalës, letrën që vijon. Kreut të kësaj organizate kriminale Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës George Soros dhe kukullës në Tiranë Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtën fat do ketë në Shqipëri, firmosur Sali Berisha.
Unë sot, do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk, të narko-qeverisë dhe narko bashkisë Rama të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve 80 kur Eskobar sulmoi gjykatën dhe aty pati viktimat të tëra. Pas 40 e ca vitesh, Ediscobar kreu të njëjtën akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në historinë e botës ka vetëm 2 raste, ka rastin Escobar dhe rastin Ediscobar. Ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe pra gjykatave por protestë shtetërore, është grusht shteti. Garantoj Ramën dhe Veliaj se ky element, do ju regjistrohet dhe do ndëshkohet në mënyrë shembullore. E kuptoj se çështja kryesore, është e Lali Vjedhësit, Erion Faqeziut.
Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për të katandisur çështjet tek brendshmet dhe jashtmet e Jolkës. Kjo është një mashtrim që u serviret shqiptarëve. U them dhe një herë se gardëroba e Ajolës, e barabartë me Lajla Assad. Kur zbriti nga avioni dogana e Moskës i numëroi garderobën, dhe i nxori 1 mln që kishte marrë me vete. 1 mln garderoba e Ajolës është e ndërtuar me vjedhje taksash. Propaganda do të fshehë dhjetra kompani të krijuara nga familjarë të Ajolës dhe Erion. Si nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt? Kanë vjedhur paratë e taksapaguesve rë SHBA dhe BE.'
Komente

Jeni shume naive te gjithë qe komentoni. Gjithçka esht e stirur nga Edvini. Synimi esht fushata dhe largimi i interesit shoqeror nga kjo fushate. Pas 5 javesh do e kuptojne te gjithë skenarin. Kur te lirohet lali Eri, do komandohet kryeminister dhe Edvini ne mandatin e fundit do shpalle veten president honorifique i vendit. 4 vjet te fundit pall ariu, prit e percjell delegacione dhe rritje frymzimi per piktura te reja (te shtrenjta) qe i shet ne ne France e Austri.
PërgjigjuNese shkrini SPAK ti dhe Rama atehere keni shkrire dhe shpresat e ketij populli per drejtesi. Kercitja e prangave ju ka lemerisur. Ne 11 maj populli do te ndeshkoj shume keq por fatkeqesi eshte se ti po ja dhuron Rames serish pushtetin. Ty nuk te do njeri Sali, je si qen plak qe leh kot.
PërgjigjuPer fatin e keq te shqiptarve, sa here qe vendi jone futet ne rrugen e zotit, edhe fillon te ece perpara, ngrihet ky monster antishqiptare. Nuk eshte rastesi por fatkeqesi per kombin tone. Ishalla do zoti e pret bileten pa kthim shpejt se vetem athere do gjej pak qetesi shqiperia.
PërgjigjuMbas 11 majit, shqiptarët do të të nisin në pension!
PërgjigjuSHUME PO E LINI KETE FELLIQESIRE JASHTE VENDIT QE ME KOHE DUHEJ TE ISHTE ,,,,NE BURG....
PërgjigjuIke PLAKU MERE,,IKE,,ME GJITHE TESPI E TOSUN BAC....
PërgjigjuKy do shkrije Noc Noken. Ska asnje shanc, as ky as Rama. Spak eshte i shqiptarve te ndershem, dhe ne do ta mbrojme. Ky eshte nje legen burre, lavire, llapaqen qe e ka vendin ne burg per cfar i ka bere ketij vendi. Ato te vraret e 97' dhe 21 janarit, ne endrra do i dalin.
Përgjigju