Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Rushaj, ku për shkak të motit të keq ndërruan jetë Pjetër dhe Jason Rushaj. Babë e bir po udhëtonin me makinë, kur i mori rrjedha e ujit, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa oërsh kërkime.
‘Mas sotit në gëzime ju ardhshim. Uroj që ta përballoni dhimbjen’- tha Berisha.
Megjithëse situata ishte shumë e rëndë, pasi familja kishte humbur dy të afërmit, kjo nuk e ka penguar ish- kryeministrin që të futet live në rrjetet sociale, ndërsa pas krahëve kishte xhenazen.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë të babë e bir! Viktima biznesmen, mori fëmijët për të parë shtëpitë që kishte në Bogë! Ja si shpëtoi vajza (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al