Shkodër/ Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë të babë e bir! Viktima biznesmen, mori fëmijët për të parë shtëpitë që kishte në Bogë! Ja si shpëtoi vajza (VIDEO)

21 Nëntor 2022, 08:48| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 16:23

  • Share

SHKODËR- Moti i keq i ka marrë jetën babë e bir në Shkodër. Pas 16 orësh kërkime, janë gjetur të pajetë trupat e babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj, 48 dhe 13 vjeç, e ndërsa ka shpëtuar për mrekulli vajza. Pjetër Rrushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Dje, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, kishin pësuar dëmtime.

Rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Grykë Lugje” ia pamundësoi që të vijonte më tej rrugë. Për pasojë i ka thënë vajzës që të shkonte në banesën më të afërt të kërkonte një kavo për të nxjerrë makinën e ndërsa qëndroi pranë makinës me të birin. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi janë marrë nga rrjedha e furishme e ujit.

Nga ai moment, nisën kërkimet dhe trupat e pajetë të tyre u gjetën pas 16 orësh kërkime në Bogë. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ku edhe në pamje tregohet momenti kur gjejnë makinën me të cilët po udhëtonin viktimat.

Nga mbrëmja e së shtunës vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.

Dy viktimat  Pjetër dhe Jason Rrushaj

Ora 15:31
Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj: Mas sotit vetëm në gëzime u ardhshim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Rushaj, ku për shkak të motit të keq ndërruan jetë Pjetër dhe Jason Rushaj. Babë e bir po udhëtonin me makinë, kur i mori rrjedha e ujit, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa oërsh kërkime.

‘Mas sotit në gëzime ju ardhshim. Uroj që ta përballoni dhimbjen’- tha Berisha.

Megjithëse situata ishte shumë e rëndë, pasi familja kishte humbur dy të afërmit, kjo nuk e ka penguar ish- kryeministrin që të futet live në rrjetet sociale, ndërsa pas krahëve kishte xhenazen.

Ora 14:56
Humbi jetën bashkë me të atin nga rrjedha e ujit në Shkodër, Armand Duka: Jason Rrushaj ishte futbollist i talentuar! Ngushëllime

1669039037_3158558706814078933566475999098432032794406n.jpg

Për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir ka reaguar edhe President i FSHF-së, Armando Duka i cili u shpreh se viktima ishte futbollist shumë i talentuar i Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. Duka shprehu ngushëllimin për ngjarjen tragjike në Shkodër.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. 

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

U prehsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”- shkroi Duka.

Ora 14:20
Babin dhe vëllanë ai mori rrjedhja e ujit, postimi prekës i vajzës: Zoti na ka tha zemrat

Anais Rushaj, e bija e biznesmenin Pjetër Rushaj ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të babit dhe vëllait që humbën jetën, shkruan: Zoti na ka tha zemrat. Shqipëri juaj pushoftë në paqe babi dhe vllau jem.

Postimi i Anais Rrushaj
Ora 13:12
‘Ik merr një kavo’, si i shpëtoi vajza tragjedisë! Pjetër Rushaj la Anglinë për Shqipërinë, iku me të birin për të parë ndërtimet në Bogë, por e mori rrjedha

1669029491_rrushaj.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e babë e bir në Shkodër. Mësohet se në makinë me babanë dhe të vëllanë ka qenë edhe vajza, por ajo ka shpëtuar pasi i ati i ka thënë që të shkonte në fshatin më të afërt që të merrte një kavo pasi i ishte bllokuar makina nga uji.

Pjetër Rrushaj ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin. Ai kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Shqipëri. Pas reshjeve të shiut kishte marrë vajën dhe djalin të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, për të parë nëse kishte dëmtime në banesa.

Mirëpo aty u përball me rrjedhën e madhe të ujit që i mori përpara së bashku me të birin, ku për pasojë humbën jetën. Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetën ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademsië së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

Ora 10:10
VIDEO/ Momenti kur gjenden trupat e pajetë të babë e bir! U bllokuan me makinë në përroin e fshatit Bogë

Këto janë pamjet kur trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj gjenden të bllokuar brenda në makinë në përroin e fshatit Bogë në Shkodër. Ata u gjetën pas 16 orësh kërkime intensive pasi u morën nga rrjedha e ujit.

Ora 09:45
Del FOTO, ja kush janë babë e bir që humbën jetën se i mori rrjedha e ujit në Shkodër

1669020267_rrushaj.jpg

Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe. Report Tv ka siguruar foton e babë e bir.

1669029491_rrushaj.jpg

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?