Për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir ka reaguar edhe President i FSHF-së, Armando Duka i cili u shpreh se viktima ishte futbollist shumë i talentuar i Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. Duka shprehu ngushëllimin për ngjarjen tragjike në Shkodër.
“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.
Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.
U prehsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”- shkroi Duka.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë të babë e bir! Viktima biznesmen, mori fëmijët për të parë shtëpitë që kishte në Bogë! Ja si shpëtoi vajza (VIDEO)
G.MO/ReportTv.al