Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi edhe Niko Peleshin që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke thënë se do të ketë fatin e Erion Veliajt. Ai sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj, duke e cilësuar si një vasal të Ramës, dhe se fshihet poshtë tavolinës për dekretin për zgjedhjet e 9 Nëntorit.
Edhe për Begajn, tha Berisha do të paraqesin një mocion për shkarkim për këtë arsye.
“Dua t’i them edhe atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do të kesh mocionin. Opozita nuk tërhiqet në të drejtat e veta kushtetuese. Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës ose do të jesh Erioni biss. Por më keq, se ai ia mbathte nga bashkia kur rrethohej. Kurse ti nuk ke ku shkon se do jesh aty. Prandaj bëje mocionin, nxirri mësime se ti votat i ke, s;kemi vota për të të larguar por nxirr mësime. Përndryshe do të kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të dorëzosh Olta Xhaçkën në Kushtetuese. Ajo është krim në vazhdim në parlament. Edhe mocioni ndaj vasalit të Ramës, edhe ai impeachment. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të marrësh asnjë veprim por e bëjmë në respekt të institucionit të Presidencës. Në një ditë futet nën tavolinë thotë më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit. Je një vasal që turpëron çdo qytetar se më tha stafi, prandaj e firmosa dekretin thotë. Ndaj edhe ai do të jetë në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe me qeveritarët.”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Mungoi në homazhet për gjyqtarin Kalaja/ Berisha: U vra nga narkoshteti! Me vendimin e vitit 2020, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave te 'policia e xhepit'
Xh.D/ReportTv.al
