Ambasadori Zingraf

Berlini: Kushtetuesja kusht i Bundestagut, të gjithë të marrin përgjegjësitë

11 Nëntor 2019, 16:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 16:55

  • Share


Pas SHBA-së dhe BE-së edhe ambasada gjermane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e parlamentit për të votuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Zingraf kujton se krijimi i gjykates Kushtetuese eshte kusht i Bundestagut, ndërsa ka dërguar një mesazh edhe Presidentit në deklaratën e shpërndarë për mediat kur thotë se të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin.

"Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor“ thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.


Lajmi kryesor:

SHBA-BE: Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses çon Shqipërinë përpara, gjykata të krijohet sa më shpejt


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?