SHBA-BE: Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses çon Shqipërinë përpara, gjykata të krijohet sa më shpejt

11 Nëntor 2019, 15:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 19:14

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë përshëndetur vendimin e parlamentit për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme plenare. Presidenti dhe PD-ja kanë dalë kundër procedurës, por SHBA-ja dhe BE-ja përmes ambasadave në Tiranë e mbështesin plotësisht vendimin e parlamentit. Ambasada e SHBA-së thotë se votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara, ndërsa BE-ja kërkon që të krijohet sa më shpejt që të jetë funksionale.

Deklarata e Delegacionit te BE-se në Tiranë
Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE
" thotë BE-ja.

Postimi i delegacionit te BE-se ne Shqiperi

Deklarata e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë
Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Deklarata e ambasadaes se SHBA

Opozita parlamentare dhe mazhoranca bashkuan votat sot për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.  Ato u votuan në Kuvend me 105 vota pro. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha sot se presidenti nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar, duke konfirmuar kështu edhe përzgjedhjen automatike të Arta Vorpsit. Bashkë me Vorpsin, Toskën dhe Papajorgjin shkon në pesë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por duhen gjashtë për të funksionuar.

Ora 16:52
Berlini: Kushtetuesja kusht i Bundestagut, të gjithë të marrin përgjegjësitë


Pas SHBA-së dhe BE-së edhe ambasada gjermane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e parlamentit për të votuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Zingraf kujton se krijimi i gjykates Kushtetuese eshte kusht i Bundestagut, ndërsa ka dërguar një mesazh edhe Presidentit në deklaratën e shpërndarë për mediat kur thotë se të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin.

"Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor“ thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LSI: 12/11/2019 14:18

    Ky presidenti yne i neveritshem vetem ligesi dhe djallezi ka ne shpirtin e tij cinik e dallaverexhi, baba xhikja te veje tek teqeja e baba mondit mbase te ben derman,se monka vajti per tu lutur gjer ne Ameriqi,familje mafioze,monstra qe te dy.

    Përgjigju
  • President zeza: 11/11/2019 17:57

    Te nxorren bojen si president po edhe si njeri.. Te turperuan.. Le që ku ke turp ti..

    Përgjigju
  • Fredi KOKËLOQJA: 11/11/2019 17:28

    President KRYEHAJDUT bashkë me KOPENË E ÇAKENJËVE ALLA Petrit HAJDUT Vasili , Vangjel KRYEHORR Tavo , Naçot dhe PALAÇOT e tjerë KRYEHAJDUTË të LSI HAJDUTËRISË , BABËZISË dhe XHAMBAZËRISË !!!! VDEKJE e LSI LAVIRES dhe RROSPIES , që vetëm PARTI NUK MUND TË QUHET !!! LSI është NJË ÇETË SHUSHUNJASH !!!

    Përgjigju
  • Populli: 11/11/2019 17:23

    Po prape ja dhjen I Metes keta re! Cfare po behet keshtu?! Presidenti eshte goxha burre 110 mbi toke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?