Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjecare lindi më 29 shtator 1936 në Milano. Ai kishte babain punonjës banke ndërsa nënën shtëpiake. Përveç vetë Silvios, familja kishte edhe dy fëmijë të tjerë: motrën Maria dhe vëllain Paolo. Pavarësisht se familja kishte të ardhura të vogla, prindërit u përpoqën t'u jepnin fëmijëve një arsim të mirë. Në moshën 12-vjeçare, prindërit e tij e dërguan Silvion në një lice katolik, ku mbretëronte morali i rreptë dhe disiplina e hekurt. Berlusconi ishte një nga studentët më të mirë, ai u diplomua me rekomandimet më të mira në vitin 1954.
Në vitin 1954, Berlusconi hyri në fakultetin juridik të Universitetit të Milanos. Si student, ai filloi të fitonte jetesën e tij, ai tregtonte pajisje shtëpiake dhe shkroi punime për studentë të tjerë. Në të njëjtën kohë, Silvio u interesua për aktivitete krijuese: ai ishte fotograf në dasma dhe funerale dhe këndonte në anijet e lundrimit dhe në klubet e natës. Në vitin 1961 u diplomua me nderime nga universiteti.
Lajmi kryesor: