Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit

12 Qershor 2023, 10:34| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 21:24

  • Share

Silvio Berlusconi, njeriu i cili me emrin e tij shënjoi një epokë në historinë e Italisë, u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.  Berlusconi humbi përfundimisht betejën me sëmundjen e rëndë të leuçemisë dhe mbylli sytë në në spitalin San Raffaele në Milano. Qeveria ka shpallur ditë zie të mërkurën kur Berlusconi do të përcillet për në banesën e fundit përmes një ceremonie mortore shtetërore .

Ai ishte shtruar në spital të premten e kaluar për të bërë disa analiza që nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne (12 qershor) në orën 09:30. Para se të shtrohej të premten, Berlusconi kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. 

Në momentet e fundit mbërritën në spital vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij Marina, Eleonora dhe Pier. Pranë tij ishte edhe bashkëshortja 53 vite më e re, Marta Fascina.

Berlusconi drejtoi 4 herë si Kryeministër qeverinë italiane nga viti 1994 deri në 2011-n, themeloi dhe drejtoi ‘Forza Italia-n’, themelues i Mediaset dhe Fininvest, duke i hapur rrugën një perandorie televizive e financiare dhe pronar për 31 vite i Milanit të madh me të cilin fitoi plot 29 trofe. Mesatarisht me një trofe në vit "Kavalieri" la gjurmë në futbollin italian dhe evropian. Viteve të fundit ai mori nën komandë klubin tjetër italian, Monzën, ekip i cili luan në elitën e futbollit.

I zgjedhur në parlament për 7 legjislatura, Silvio Berlusconi lindi më 29 shtator 1936. Jeta e tij si biznesmen miliarder dhe politikan ka qenë gjithnjë në syrin e publikut dhe medias, që në periudhën kur pasi kishte shitur fshesa me korrent për pak kohë themeloi një kompani ndërtimi.

Silvio Berlusconi njihet si revolucionar në çdo fushë në të cilën vendosi të merrte pjesë. Ai ndryshoi në mënyrën më të thellë politikën italiane por mbahet mend edhe për sjelljen e veçantë. Ai gjithmonë ishte protagonist me deklaratat jo korrekte politikisht apo veprimet e tij. Për disa ishte me shije dhe kontrovers, për disa skandaloz apo i paturp, për Berlusconin me rëndësi ishte se ai gjithnjë fitonte vëmendjen.

Do të mbahet mend edhe për skandalet e tij, akuzat për korrupsion dhe afera seksuale... Nëse ka një gjë që përcaktoi kryeministrin më të paharrueshëm të Italisë, ishte dëshira e tij dërrmuese për të qenë i adhuruar nga të tjerët.

Berlusconi vizitoi Shqipërinë kur ishte Kryeministër i Italisë në dy raste, në tetor të vitit 2002 dhe në dhjetor të vitit 2008.  Berlusconi ishte kudo një fenomen dhe si i tillë mbylli sot sytë, i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet gjatë.

Berlusconi, një manjat mediash vendosi të hynte në jetën politike italiane, mendohet se ka lënë pas një pasuri prej 7.97 miliardë eurosh. Ai ende kishte aksione në shtëpinë botuese “Mondadori”, në firmën e shërbimeve financiare Mediolanum dhe transmetuesin më të madh komercial italian “Mediaset”, raporton “Forbes”. Në gusht 2016, Berlusconi pranoi të shiste 80% të A.C. Milan, një nga ekipet më të suksesshme të futbollit në Evropë, për korporatën kineze “Sino-Europe Sports Investment” për 820 milionë dollarë.

Ora 18:46
VIDEO/ Moderatorja e Mediaset shpërthen në lot për vdekjen e Silvio Berlusconit: Nuk mundem më

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi, janë prekur gjatë momentit kur kanë përcjellë lajmin për vdekjen e Berlusconit.

Moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë. 

Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci, teksa shpërthen në lot.

 

 

Ora 17:26
Shuhet Berlusconi, flamujt në gjysmë shtizë! Në kullën e Mediaset shkruhet mesazhi: Mirupafshim dhe faleminderit Silvio

1686583457_gracue.jpg

Qeveria ka shpallur ditë zie ditën e mërkurë kur dhe do të mbahet ceremonia mortore shtetërore për Silvio Berlusconin. Ndërkohë prej sot flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në të gjitha godinat shtetërore, ambasadat por dhe konsullatat

Ndërkohë në kullën e Mediaset të cilën ai vetë e themeloi shkruhet mesazhi: Ciao Papà'' e "Grazie Silvio" (Mirupafshim dhe faleminderit). Mesazhet kanë zëvendësuar logot e Mediaset. Shumë qytetarë kanë mbërritur në godinat e Mediaset për të shprehur mesazhet e ngushëllimit.

Ora 16:53
'Në ëndrra nuk ka rëndësi madhësia', Gianni Infantino: Berlusconi i shndërroi mendimet në realitet

Ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 86-vjeçare. Shumë e shikonin atë si një vizionar dhe kishin të drejtë. Përsa i përket futbollit, ai kishte parashikuar gjithçka shumë më herët se të tjerët dhe në fakt ai u bë presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit nga Milano.

Në lidhje me vdekjen e Berlusconit, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar në kanalet e komunikimit.

“Dua ta kujtoj kështu, si personin që në sportin tonë të dashur ëndërroi dhe më pas i shndërroi mendimet në realitet. Ka një frazë që citohet gjithmonë nga lojtarët që me kalimin e kohës kanë ndërtuar madhështinë dhe sukseset e Milanit. Fjalët që Silvio Berlusconi u tha atyre në takimin e tyre të parë ndonjëherë: 'Misioni ynë do të jetë të fitojmë në Itali, në Evropë dhe në botë. Nëpërmjet lojës së bukur. Me atë që të gjithë e konsideronin zakon”, thuhet në mesazhin e Infantinos.

Kreu i FIFA-s vijon sërish. "Së fundmi, si pronar i Monzas, ai ka bërë një tjetër ëndërr realitet, sepse në ëndrra madhësia nuk ka rëndësi. Një përqafim i madh dhe ngushëllime të përzemërta për të gjithë ata që e donin dhe faleminderit që i keni bërë njerëzit ta duan atë lojë të jashtëzakonshme", shkruan Infantino.

Ora 14:04
Sot u nda nga jeta, të gjitha vizitat e Silvio Berlusconit në Shqipëri! Takimet me Nanon dhe Berishën

1686571502_berluskoni.jpg

Dy kanë qenë vizitat në Shqipëri të ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconit. Në tetor të vitit 2002, Berlusconi takon ish kryeministrin Fatos Nano ndërsa në 2008 me Berishën. 

Vizita e parë në tetor të 2002:  Në aeroportin e Rinasit Berlusconit i uruan mirëseardhjen kryeministri Nano, ministri Klosi e Nako, ndërsa një grup vajzash shpërndan tufa me lule.

Në axhendën e Berlusconit ishte përurimi i urës së re mbi lumin Mat. E ndërtuar me financimin e qeverisë italiane, si dhe vizita në portin e Sazanit. Në Shqipëri janë vendosur rreth 2000 ushtarë italianë ndërsa ushtrojnë aktivitetin 500 shoqëri italiane të biznesit.

Vizita e vitit 2008:  Kryeministri i Italisë, Sivlio Berlusconi, u takua në vitin 2008 në Tiranë u takua me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkruan disa marrëveshje në sektorin e energjisë, në vlerë prej më tepër se 2.5 miliardë dollarë.

Ish kryeministri i Italisë ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Ora 13:34
VIDEO virale/ Kur Berlusconi vinte në lojë Berishën dhe nuk e mbante dot të qeshurën: Do lëmë skafet nëse na sillni vajza të bukura

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është komentuar shpesh për batutat në vitin 2010, kur asokohe qeveriste PD. Sali Berisha e quajti mik personal por një video tregon momentin e vizitës së tij në Romë dhe Berlusconi ka bërë disa batuta lidhur me moratoriumin e skafeve.

Berisha sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. 
“Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.
 Berluskoni është treguar ironik edhe me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën.

Gjatë fotos zyrtare të shtrëngimit të duarve mes dy homologëve, Berisha është shprehur se “kjo është fotoja më e bukur e ditës së sotme”. 
“E pra nëse do të ishte edhe për ata ….”, shton Berluskoni, duke treguar me kokë nga rreshti i gazetareve.

Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i lë shakatë “ju e dini se unë jam beqar…”.

Ora 13:33
Berlusconi lë pas një perandori, pasuria e 'Kavalierit' llogaritet në 8 miliardë euro! Bursa, prona dhe tre avionë

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. I vetëshpallur “babai i kombit”, Silvio Berlusconi nuk ishte vetëm një nga politikanët më të njohur italian por edhe një nga personazhet më të pasur në Evropë. Në vitin 2015 kryeministri me tre mandate i Italisë u dënua për ryshfet, vetëm dy vjet pasi  u shpall fajtor për mashtrime tatimore. Megjithë skandalet seksuale dhe dënimet, ato nuk e kanë dëmtuar pasurinë e tij.

Berlusconi, një manjat mediash vendosi të hynte në jetën politike italiane, mendohet se ka lënë pas një pasuri prej 7.97 miliardë eurosh. Ai ende kishte aksione në shtëpinë botuese “Mondadori”, në firmën e shërbimeve financiare Mediolanum dhe transmetuesin më të madh komercial italian “Mediaset”, raporton “Forbes”. Në gusht 2016, Berlusconi pranoi të shiste 80% të A.C. Milan, një nga ekipet më të suksesshme të futbollit në Evropë, për korporatën kineze “Sino-Europe Sports Investment” për 820 milionë dollarë.

Veç tyre, Berlusconi ishte i lidhur edhe me një pasuri në aksionet e Bursave me vlerën e tregut rreth 2.9 miliardë euro, të cilave u shtohet edhe një rrjet kompanish të tjera, si edhe vila dhe prona të patundshme. Ekipi i futbollit Monza apo edhe kompanitë digjitale Satispay dhe Soldo, flota prej tre avionësh dhe një helikopter, janë disa nga pasuritë që Berlusconi la pas.

Berlusconi e nisi karrierën e tij si këngëtar në anijet turistike dhe në klubet e natës. Në vitin 1961, ai u diplomua për juridik dhe themeloi “Edilnord”, një ndërmarrje ndërtimi dhe zhvillimi në Milano. Në vitin 2011, ai u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër dhe u hoq nga parlamenti dy vjet më vonë. Pasuria e tij përfshinte edhe aksionet që Berlusconi i transferoi pesë djemve të tij.

Ora 13:02
Gjyqet e tij nuk do të shuhen kurrë! Duelet e Berlusconi-t me magjistratët që i vunë flakën Italisë

1686559851_3475912058158059065817393244244800634890374n.jpg

Në gjyqe si në sëmundje, rezultati për Kavalierin ishte gjithmonë i njëjtë: Rritja e konsensusit.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe pse, pavarësisht nga sasia e procedimeve gjyqësore me 8 dënime në shkallë të parë, por vetëm një përfundimtare, dhe të sëmundjeve që e kanë prekur në 20 vitet e fundit (kanceri, infarkti, uveiti, madje edhe Covid 19), Silvio Berlusconi në fund doli gjithmonë më mirë se më parë.

Në fakt, asnjë njeri tjetër në botë nuk mund t’i nënshtrohej një numri të tillë hetimesh, duke arritur të mbijetonte në imagjinatën dypartiake të italianëve, duke ngjallur dashamirësi dhe dashuri edhe atje ku dikur ishte i urryer ose, të paktën, i padashur.

Ryshfetet për Guardia di Finanza (korrupsion), All Iberian (financim i paligjshëm i partive), të drejtat televizive Mediaset (mashtrimi tatimor), Ruby (prostitucioni dhe zhvatja e fëmijëve) janë vetëm disa faza të një procesi gjyqësor shumë të artikuluar që pothuajse gjithmonë ka udhëtuar në paralel me atë politik, duke rritur paradoksalisht avantazhin e saj elektoral.

Edhe pse, edhe në hetime, ka edhe një para dhe një pas.

Natyrisht, të gjitha hetimet që kanë të bëjnë me Berlusconi-n e parë, sipërmarrësin gjenial dhe tepër të paskrupullt të lidhur duar e këmbë me sistemin partiak të Republikës së Parë, i përkasin të “parave”.

Ja pra akuzat për ryshfetet ndaj Guardia di Finanza-s, ato për 20 miliardë hua në PSI (Gjithë Iberike), për korrupsionin e gjyqtarëve romakë, për “luftën e Segrate-s”.

Pothuajse të gjithë përfundojnë me një dënim në shkallë të parë, i cili më pas shfuqizohet në apel ose në Gjykatën e Lartë ose sillet në parashkrim ose arkivohet.

Ndonjëherë me pasoja të rënda në fushën civile, siç tregohet nga afera Mondadori që e detyroi atë të paguante armikun e tij të madh të të gjitha kohërave, inxhinierin Carlo De Benedetti, 541 milionë euro si kompensim për dënimin e rrëmbyer për çmimin Mondadori, një histori e korrupsionit gjyqësor i cili për Berlusconi-n ishte zgjidhur penalisht me parashkrim.

Midis konstanteve të gjyqeve të Kavalierit është në fakt dënimi i bashkëpandehurve të shkëlqyer – si Cesare Previti, ministër i mbrojtjes në qeverinë e tij të parë, për korrupsionin e gjyqtarëve; Marcello Dell’Utri, themelues i Publitalia dhe arkitekt i Forza Italia, për marrëveshje të fshehta mafioze; avokati anglez David Mills, krijuesi i sistemit Fininvest off shore, dhe më pas Emilio Fede, Lele Mora, Nicole Minetti për palët në Arcore, madje edhe vëllai i tij Paolo për ryshfetet e para ndaj Gdf-së.

Parashkrimi ose lirimi i Kavalierit korrespondon me përpikmëri, ndonjëherë për shkak të të ashtuquajturave “ligje ad personam”, të nisura në mes të një mijë polemikave nga qeveritë e kryesuara prej tij.

Pastaj janë gjyqet “pas”, pra ato që kanë të bëjnë me Berlusconi-n e dytë, njeriun tani në pushtet që rrethohet me oborrtarë dhe kurtezanë dhe organizon “darkat elegante” të famshme të Arcore, bazuar në seks dhe bakshishe të pasura me pasojat ende të hapura për dëshmitë “të zbutura” të “Olgettines” (hetimet e hapura në Milano, Siena dhe Romë) dhe ato për prostitucion në Palazzo Grazioli (Bari).

Edhe pse u shpall i pafajshëm përfundimisht, historia e prostitucionit të minoreneve dhe përdorimit të paskrupullt të pushtetit (ai telefonoi selinë e policisë së Milanos për të “liruar” të miturën marokene Ruby Rubacuori) e dëmtoi atë më shumë se çdo akuzë tjetër.

Në fund të fundit, gratë kanë qenë gjithmonë kryqi dhe kënaqësia e Kavalierit.

Ishte një trup gjykues që e dënoi me 7 vjet burg në shkallë të parë, ishte një grua, prokurorja Ilda Boccassini që lexoi aktakuzën, vajzat që morën pjesë në gjyqin e tij në Arcore ishin gra të reja dhe të egra dhe e futën në probleme me kërkesat e vazhdueshme për para.

Ashtu siç ngjall zhurmë beteja për divorc me Veronica Lario-n, e cila pasi merr një kompensim prej 36 milionë eurosh në vit, e sheh ushqimin e saj të përgjysmuar dhe gjithashtu duhet të paguajë 45 milionë euro të marra më parë, siç përcaktohet nga Kasacioni.

Një rilindje e vazhdueshme, sekreti i së cilës ndoshta fshihet në paroksizmin sistematik të jetës së tij: sprova të mëdha, sëmundje të mëdha, vila të mëdha, madje edhe dashnorë të mëdhenj (në numër) me forma të kolme.

Nuk ka asnjë gjyq apo hetim në të cilin Berlusconi nuk ka ngritur interesat duke përdorur me mjeshtëri arkën e madhe mediatike, të cilën ai e ka pasur gjithmonë pas vetes.

Nisur nga njoftimi i parë, shumë i famshëm, i garancisë që iu dorëzua në Napoli më 21 nëntor 1994, ndërsa, si kryeministër, ai kryesoi një samit ndërkombëtar për krimin, ku morën pjesë rreth 140 delegacione të huaja.

“Grusht shteti gjyqësor”, gjëmonte Silvio, i cili, për t’u mbrojtur nga gjyqet, më shumë se në gjyqe, arriti ta bënte luftën kundër drejtësisë një kalë beteje politike shumë efektive.

Për shembull, pyesni magjistratët e prokurorisë së Milano-s, të cilët që nga viti 1994 e kanë nënshtruar atë në të gjitha llojet e hetimeve dhe gjyqeve që rezultojnë të jenë refraktare (ai i përkufizoi ato “antropologjikisht të ndryshme nga raca njerëzore”) ndaj këngëve, jo aq prekëse, të sirenës Berlusconi dhe për rrjedhojë duke fituar anatemën e pavdekshme të “magjistratëve komunistë” (dhjetor 1994), një përkufizim kaq i dështuar sa ka shkaktuar keqkuptime kolosale gjatë viteve në vijim lidhur me pozicionimin e rrymave të caktuara të vetë gjyqësorit.

Ai, Kavalieri, nga ana tjetër, ka dashur gjithmonë të shtypë gazin: “Unë jam njeriu më i persekutuar në Perëndim, kam 106 procedime në meritë”.

Një numër i tepruar dhe me një gjeometri të ndryshueshme në varësi të rrethanave dhe komoditeteve elektorale (mund të jenë edhe 50 ose 80 në varësi të tubimit).

Në realitet, numri, ndonëse më i vogël, mbetet mbresëlënës: 34 gjyqe (të kuptuara si procedime të plota, nga kallëzimi i krimit deri te Kasacioni) në të cilat mendohet praktikisht i gjithë kodi penal: duke filluar nga korrupsioni, te prostitucioni, te marrëveshjet mafioze, kontabiliteti i rremë, ndërtimi pa leje, korrupsioni në dokumentet gjyqësore.

Lista hapet nga një dënim tashmë i harruar (dhe më pas i amnistuar) i vitit 1990 nga Gjykata e Apelit të Venecias, e cila e dënon atë për regjistrimin e tij në listat masonike dhe të grushtit të shtetit të P2.

Shifrat reale, ndonëse nuk tregojnë me detaje eposin gjyqësor të Kavalierit, janë këto: 8 procese të përfunduara me parashkrim; 2 për shkak të amnistisë; 2 sepse fakti nuk përbën më krim (i modifikuar ndoshta nga një ligj i së njëjtës qeveri të kryesuar nga Berlusconi); 8 me dënime liruese; 10 me arkivim; 5 janë ende në vazhdim; vetëm një u mbyll përfundimisht me një dënim në vitin 2013: mashtrimi i njohur tatimor (me kontabilitet të rremë dhe përvetësim) në shitjen e filmave të Mediaset që bëri që ai të dënohej përfundimisht dhe të konfiskohej nga selia e senatorit me 4 vjet burg, nga të cilat vetëm një me zbritje në kujdesin e shërbimeve sociale.

Kjo është arsyeja pse Berlusconi u përpoq të shpengonte nderin e tij deri në minutën e fundit duke u përpjekur ta përmbysë këtë vendim edhe para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke u kapur pas deklaratave publike të pakujdesshme të presidentit të Gjykatës së Lartë.

Së fundi, beteja e fundit është një gur i hedhur nga Gjykata e BE-së mbi perandorinë Mediaset me një dënim i cili, duke shpërfillur një ligj italian, u njihte të drejtën francezëve të Vivendi për të blerë 28 për qind të aksioneve të Bisciones, duke vënë në pikëpyetje, për herë të parë, pronësinë ekskluzive të familjes Berlusconi mbi vendimet për kompaninë.

Ndoshta me të vërtetë fundi i një epoke.

Ora 12:48
Shuhet Berlusconi, kryeministrja italiane: Luftëtar i guximshëm, ndër njerëzit më me ndikim në Itali

1686566932_45.0.306297733kZDU3380352691920RD656x492CorriereWebSezioni.jpg

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka ndarë një videomesazh ku shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij

Ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.”, thuhet në videomesazhin e Melonit.

Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, pas disa ditësh qëndrimi në spital.

Ora 12:26
'Engjëlli i Djajve', Milani reagon për Berlusconin: Jeta na bashkoi në ëndrrën Milano

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. "Kavalieri" për 31 vite nën drejtimin e kuqezinjve fitoi 29 trofe, mes të cilëve 5 Champions League. Në lidhje me vdekjen e Berlusconit ka reaguar edhe klubi kuqezi.

“Në AC Milan janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të paharruarit Silvio Berlusconi dhe klubi dërgon përqafime të ngrohta për familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të shpikim sfida të tjera, do të kërkojmë fitore të tjera. Se ia vlen të kuptojnë atë që është e mirë, e fortë dhe e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë me një ëndërr të quajtur Milano. Faleminderit President, përgjithmonë me ne”, shkruajnë kuqezinjtë në reagimin e tyre zyrtar.

Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube. Pra, fitoi gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vite.

 

Ora 12:03
'Magjia' holandeze dhe Sheva me Kaka, 'yjet' që u blenë nga Berlusconi! Galliani: Boshllëk që s'mbushet kurrë

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. "Kavalieri" për 31 vite nën drejtimin e kuqezinjve fitoi 29 trofe, mes të cilëve 5 Champions League. Veç trofeve të shumtë, Silvio ishte edhe një nuhatës i elementëve të talentuar në futboll, disa prej të cilëve i afroi në ekip. Ai ishte presidenti më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e kuqezinjve dhe ka investuar një total prej rreth 900 milionë eurosh.

Emra si Gullit dhe Van Basten ishin pjesë e Milanit, duke mos harruar as holandezin tjetër, Rijkaard. Maldini, Nesa, Pirlo, Seedorf, Rivaldo, Shevchenko, Inzaghi, Kaka apo edhe Pato e Ibrahimovic, shkëlqyen te Milani në epokën e Berlusconit. Këta janë vetëm disa nga "xhevahirët" e Milanit që bënë karrierë në kohën kur Berlusconi ishte në krye të ekipit.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Italisë, miku më besnik dhe bashkëpunëtori më i afërt, Adriano Galliani ka thënë se është një "boshllëk që nuk do mbushet kurrë".

“Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka President”, është shprehur administratori i deleguar aktual i Monzës.

Ora 11:59
Shkrimi i 'La Repubblica'/ Berlusconi, njeriu që fliste me gjuhën e njeriut të thjeshtë! Pse italianët e deshën dhe i falën gjithçka: Ç’të keqe ka se i pëlqejnë gratë

1680694019_silvio1.jpg

Media italiane ‘La Repubblica’ ka bërë një profil të gjatë për Silvio Berlusconin duke thënë se të përmbledhësh jetën e tij në një shkrim është shumë e vështirë.

Ai ishte njeriu më i pasur në vend, fillimisht. Një pasuri e shfaqur me gëzim, por ai nuk kishte lindur i pasur, ai kishte ndërtuar pasurinë e tij të madhe, fillimisht si një kontraktues ndërtimi, pastaj si një vizionar katodik.

Shkrimtari Giuseppe Fiori i cili i kushtoi një nga biografitë e para në vitin 1995 e titulloi “Shitësi”. Bindja, joshja, kënaqja e të tjerëve: kjo ka qenë gjithmonë karakteristikë e Silvio Berlusconit, i cili nuk e kapërceu dot faktin se në vend të kësaj mund të kishte një pjesë të madhe qytetarësh që i shihnin televizionet e tij të dëmshëm dhe tejet të papranueshëm.

Kishte nga ata që mendonin se Berlusconi ishte oportunizmi i një njeriu që zgjedh politikën jo për vokacion, por për vetëmbrojtje cinike. Është vënë në dukje se virusi i populizmit, i cili në një moment infektoi botën, u përhap pikërisht nga Kalorësi politik.

Berlusconi i vitit 1994, ato të zgjedhjeve të para, sjell me vete të gjitha kurthët e demagogëve të ardhshëm që do të shkelin më vonë në skenë: refuzimin e partive dhe të “atyre që ishin më parë”, disponimet antiparlamentare, retorika e njeriut të vetëm në komandë, përbuzja e shfaqur për kulturën, shkatërrimi i çdo kujtese. Në fund të fundit, gjithçka filloi me “Silvio”.

Ai ishte vogëlushi borgjez i ardhur nga askund. Kjo i pëlqeu italianit mesatar, i bindur se do t’i bënte të pasur, ashtu siç i kishte bërë kompanitë e tij jashtëzakonisht të begata. Me kalimin e kohës ai e rrethoi veten me një grup ndjekësish besnikë, për të cilët Kalorësi – siç u mbiquajt falë një titulli të marrë në 1977 – ishte një lloj hyjnie imun ndaj çdo kritike: “Një grup besimtarësh që ofrojnë vetëm legjenda rozë”, siç vuri re Corrado Stajano.

Ky popull këndonte në mitingjet e tij “falë Zotit Silvio është këtu”; nga ana tjetër qëndronin kundërshtarët e tij, “komunistët”, Italia tjetër për të cilën Silvio ishte grabitës dhe i përfshirë në konfliktin e interesave.

Ai fliste me gjuhën e një njeriu të zakonshëm. Tregonte afërsi me njerëzit e thjeshtë, me amvisen që ndiqte programet e televizionevetë tij duke rregulluar shtëpinë. I falën gjithçka, gafat, buliminë seksuale, paqartësinë politike. Në filmin e Sabina Guzzantit, Draquila, i xhiruar në mes të skandalit Olgettine, një grua nga L’Aquila thotë: “Dhe çfarë të keqe ka ai nëse i pëlqejnë gratë? Ai është burrë!”.

Ora 11:43
Pse Berlusconi konsiderohet mik i shqiptarëve? VIDEO kur u përlot për tragjedinë e Otrantos

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi që u nda sot nga jeta konsiderohet si mi ki shqiptarëve. Në në një video të publikuar vite më parë shfaqet i përlotur për tragjedinë në Kanalin e Otrantos, që ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës.

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Aso kohe, Berlusconi ishte në opozitë dhe foli para mediave. 

“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik.

Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”, tha Berlusconi.

Ora 11:37
Kush është Marta Fascina, gruaja e fundit e Silvio Berlusconit, kishin 53 vite diferencë! Dasma e tyre kushtoi plot 400 mijë euro

1686562701_silvioberlusconi.JPG

Me Silvio Berlusconin deri në minutën e fundit ishte Marta Fascina, gruaja e tij që nuk e braktisi dhe ka qenë pranë tij bashkë me fëmijët e tyre. Historia e tyre u bë e ditur në vitin 2020 dhe ata nuk janë ndarë më që prej asaj kohe.

Deputetja italiane 53 vjet më e re ka qenë gjithmonë shumë private dhe në rrjete sociale nuk ka publikuar asgjë tjetër veçse fotografitë zyrtare. Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës ( të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Pavarësisht diferencës të madhe në moshë, ajo nuk ka hezituar që të shprehë dashurinë e saj.

Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.

Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë ‘Forza Italia’, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.

Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë ajo mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit.

Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”. Mirëpo, duket se më në fund ajo i kapërceu këto ndjenja hidhërimi, pasi ditën e martesës së saj një makijazh i bardhë shkëlqente nga lumturia në “fustanin e saj të nusërisë” mbresëlënës.

Marta Antonia Fascina ja kubdyr, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës. Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo.

Ora 11:16
Berlusconi si student në lice, fitonte të ardhura duke bërë punimet e shokëve të klasës! Tregtonte pajisje shtëpiake, këndonte në klube nate e punonte si fotograf në dasma

1681740581_fa.JPG

Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjecare lindi më 29 shtator 1936 në Milano. Ai kishte babain punonjës banke ndërsa nënën shtëpiake. Përveç vetë Silvios, familja kishte edhe dy fëmijë të tjerë: motrën Maria dhe vëllain Paolo. Pavarësisht se familja kishte të ardhura të vogla, prindërit u përpoqën t'u jepnin fëmijëve një arsim të mirë. Në moshën 12-vjeçare, prindërit e tij e dërguan Silvion në një lice katolik, ku mbretëronte morali i rreptë dhe disiplina e hekurt. Berlusconi ishte një nga studentët më të mirë, ai u diplomua me rekomandimet më të mira në vitin 1954.

Në vitin 1954, Berlusconi hyri në fakultetin juridik të Universitetit të Milanos. Si student, ai filloi të fitonte jetesën e tij, ai tregtonte pajisje shtëpiake dhe shkroi punime për studentë të tjerë. Në të njëjtën kohë, Silvio u interesua për aktivitete krijuese: ai ishte fotograf në dasma dhe funerale dhe këndonte në anijet e lundrimit dhe në klubet e natës. Në vitin 1961 u diplomua me nderime nga universiteti.

Ora 11:04
Politikani i skandaleve e korrupsionit por deri vonë pjesë e politikës, kush ishte Silvio Berlusconi! Populisti dhe multimiliarderi në Itali

1686560779_olgettineberlusconicavalcatoragazzearcorecene.jpg

Nëse do të përshkruanim Silvio Berlusconin do duhet të përdornim më shumë se një epitet. Disa e quajnë ‘prijësi’ politik i populizmit, të tjerë politikani donzhuan, por një gjë është e sigurt, Silvio Berluscioni është pjesë e rëndësishme e historisë italiane.

Sot, politika italiane është në zi pas vdekjes në moshën 86-vjeçare të ish kryeministrit, Silvio Berlusconit. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Po kush është Silvio Berlusconi?

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit.  E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në  fund të viteve 70 ai përqendroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Një nga njerëzit më të pasur në vend, manjati i sigurimeve, pronar i bankave dhe mediave, pronar i ekipit të futbollit të Milanit dhe një aksion kontrollues në Fininvest. Në vitin 2011, sipas revistës Forbes, Silvio Berlusconi (me një pasuri prej 7.8 miliardë dollarësh) ishte në vendin e 118-të në renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Për sa i përket kohës në pushtet, vetëm Benito Mussolini dhe Giovanni Giolitti e anashkalojnë atë.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëjtin vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari i vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”.  The Times në Londër shkroi një editorial ku thuhej së për italianët dhe një pjesë të Europës ishte e pamundur që Berlusconi të fitonte zgjedhjet.

Megjithatë fitorja ndodhi , koalicioni i parive të krijuara nga Berluconi I cili përfshinte neofashistët dhe Lidhjen e Veriut mori 366 nga 630 vendet në parlament.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiskal. Një tjetër akuzë mbi  ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk  dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me  termin “Bunga Bunga”.

Karriera Politike e Berlusconit ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa i përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtrim tatimor.

Pas pezullimit që pati nga Gjykata për ta ndaluar që të mbante poste publike, Berlusconi u rikthye sërish në politikë. Në vitin 2022 ai u zgjodh si Senator në  Senatin Italian pas 9 vitesh ndërsa partia e tij “Forca Italia” bën pjesë në koalicionin aktual qeverisës të Italisë me kryeministre Georga Meloni.

Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partnerja e tij Marta Fascina.

Ora 10:55
Shpëtoi Milanin nga 'humnera', Berlusconi fitoi 29 trofe me kuqezinjtë! 5 Champions League


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Berlusconi për 31 vite, nga 1986 -2017 ishte presidenti i Milanit në Serie A, ekip me të cilëin fitoi 29 trofe. Mesatarisht me një trofe në vit "Kavalieri" la gjurmë në futbollin italian dhe evropian. Viteve të fundit ai mori nën komandë klubin tjetër italian, Monzën, ekip i cili luan në elitën e futbollit.

Fillimi në botën e sportit për Berlusconin përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar “Mundialito”, që sheh Milanin, Interin, Santos, Feyenoord dhe Penarol në fushën e “San Siro”. Më 1982, grupi u zgjerua me blerjen e “Italia 1” nga botuesi Edilio Rusconi dhe “Rete 4” më 1984 nga grupi botues “Arnoldo Mondadori Editore” (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).

Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube. Pra, fitoi gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vite.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ca bohet: 12/06/2023 18:15

    Kushedi sa do jet merzitur e shoqja...

    Përgjigju
  • Giti: 12/06/2023 16:55

    Nje plere me pak

    Përgjigju
  • Ilir: 12/06/2023 15:43

    E beri vendin e tij gazin e botes. Ishte ne lartesine e politikaneve tane.

    Përgjigju
  • Lala: 12/06/2023 15:08

    Thon QE Edge i vdekur ne morg Si kishte dale akoma efekti i VIAGRA .

    Përgjigju
  • Koincidence: 12/06/2023 13:52

    Si mik i mire i Rusise vdiq diten e Rusise!

    Përgjigju
  • lolita: 12/06/2023 13:39

    Pavarësisht diferencës të madhe në moshë, ajo nuk ka hezituar që të shprehë dashurinë e saj... PER MILIARDAT E BERLUSKOS...na hapet barkun me keto dashuri pleqsh qe vetem pjerdhin, por jo pordhe por para!

    Përgjigju
  • Meri: 12/06/2023 13:30

    Gjëja më e drejtë që ka krijuar zoti,është vdekja.Ajo nuk do ta dij se je I pasur,apo i varfër.Kur është ora ajo,të vjen të mer.Të pasurit,besoj që kan më shumë frik nga vdekja,sepse jan të dëshpëruar që,nuk mund t'i marin parat me vete.

    Përgjigju
  • Arben: 12/06/2023 13:05

    Të gjithëve na pelqejnë gratë. Por Berlusconi e blinte me lekë dashurine e tyre. I perdorte si prostituta. Dhe shkonte me adolescente. Gje që dënon ligji. Ne gjykate ja hodhi me procedure dhe duke paguar deshmitaret kunder, dhe pro tij. Megjithatë shpirti jubprefte ne paqe.

    Përgjigju
  • Vlora: 12/06/2023 10:44

    Ngushellime per te dashurin e beniada nishanit ..u preft ne paqe beniada!

    Përgjigju
    • jom: 12/06/2023 15:32

      bunga bunga

    • e drejta: 12/06/2023 12:11

      AHAHA

  • Eri: 12/06/2023 10:39

    Ngushellime!Njeri i madh dhe i shquar.

    Përgjigju
    • Nje italianke: 12/06/2023 13:22

      Njeri i madh i shquar... qe ne na ka shqyer...!Madje edhe burrat!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?