Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Berlusconi për 31 vite, nga 1986 -2017 ishte presidenti i Milanit në Serie A, ekip me të cilëin fitoi 29 trofe. Mesatarisht me një trofe në vit "Kavalieri" la gjurmë në futbollin italian dhe evropian. Viteve të fundit ai mori nën komandë klubin tjetër italian, Monzën, ekip i cili luan në elitën e futbollit.
Fillimi në botën e sportit për Berlusconin përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar “Mundialito”, që sheh Milanin, Interin, Santos, Feyenoord dhe Penarol në fushën e “San Siro”. Më 1982, grupi u zgjerua me blerjen e “Italia 1” nga botuesi Edilio Rusconi dhe “Rete 4” më 1984 nga grupi botues “Arnoldo Mondadori Editore” (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).
Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube. Pra, fitoi gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vite.
Lajmi kryesor:
Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit
S.Dh/ReportTv.al