Me Silvio Berlusconin deri në minutën e fundit ishte Marta Fascina, gruaja e tij që nuk e braktisi dhe ka qenë pranë tij bashkë me fëmijët e tyre. Historia e tyre u bë e ditur në vitin 2020 dhe ata nuk janë ndarë më që prej asaj kohe.
Deputetja italiane 53 vjet më e re ka qenë gjithmonë shumë private dhe në rrjete sociale nuk ka publikuar asgjë tjetër veçse fotografitë zyrtare. Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës ( të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).
Pavarësisht diferencës të madhe në moshë, ajo nuk ka hezituar që të shprehë dashurinë e saj.
Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.
Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë ‘Forza Italia’, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.
Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë ajo mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit.
Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”. Mirëpo, duket se më në fund ajo i kapërceu këto ndjenja hidhërimi, pasi ditën e martesës së saj një makijazh i bardhë shkëlqente nga lumturia në “fustanin e saj të nusërisë” mbresëlënës.
Marta Antonia Fascina ja kubdyr, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës. Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo.
Lajmi kryesor: