Dy kanë qenë vizitat në Shqipëri të ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconit. Në tetor të vitit 2002, Berlusconi takon ish kryeministrin Fatos Nano ndërsa në 2008 me Berishën.
Vizita e parë në tetor të 2002: Në aeroportin e Rinasit Berlusconit i uruan mirëseardhjen kryeministri Nano, ministri Klosi e Nako, ndërsa një grup vajzash shpërndan tufa me lule.
Në axhendën e Berlusconit ishte përurimi i urës së re mbi lumin Mat. E ndërtuar me financimin e qeverisë italiane, si dhe vizita në portin e Sazanit. Në Shqipëri janë vendosur rreth 2000 ushtarë italianë ndërsa ushtrojnë aktivitetin 500 shoqëri italiane të biznesit.
Vizita e vitit 2008: Kryeministri i Italisë, Sivlio Berlusconi, u takua në vitin 2008 në Tiranë u takua me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkruan disa marrëveshje në sektorin e energjisë, në vlerë prej më tepër se 2.5 miliardë dollarë.
Ish kryeministri i Italisë ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmi kryesor:
Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit
G.MO/ReportTv.al